Me kanabis dhe shkopa bejsbolli në makinë, policia arreston 2 persona në Kavajë! Shisnin drogë në zonat e frekuentuara nga të rinjtë

20 Nëntor 2023, 14:18| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 14:20

  • Share

Dy persona janë arrestuar në Kavajë në kuadër të operacionit “Tempulli”. Të arrestuarit shisnin doza kanabisi në zonat që frekuentoheshin nga të rinjtë. Në pranga kaënë rënë S. K., 20 vjeç dhe A. U., 22 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Policia i ka arrestuar 2 të rinjtë teksa lëviznin me automjet, në Qerret, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në disa doza, me qëllim shitjen. Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe me 2 armë të ftohta (shkopinj bejsbolli) që u gjetën në brendësi të këtij automjeti.


Lajmi kryesor:

Lezhë/ Mbante kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 41-vjeçari! Sekuestrohen 10 kg kanabis në kuadër të operacionit ‘Tempulli’


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?