Me kapsolla drejt Shqipërisë/ Bllokohet çanta në autobusin me tifozë nga Kosova

17 Nëntor 2019, 14:55| Përditesimi: 17 Nëntor 2019, 15:00

  • Share

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në pikën e kalimit kufitar në Morinë një çantë me kapsolla që u gjet në autobusin me tifozë nga Kosova që po udhëtonin drejt Shqipërisë për ndeshjen e sotme përballë Francës. "Në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë , parandalimin e futjes së  fishekzjarrëve dhe kapsollave në stadium gjatë ndeshjes që do luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin "Arena Kombëtare", në Tiranë, Policia ka shtuar masat e kontrollit duke filluar që në hyrje në pikat e kalimit kufitarë dhe deri në momentin që tifozët do hyjnë në stadium.

Si rezultat i masave të marra, Policia Kufitare e Morinës gjatë kontrollit të ushtruar së bashku me autoritetin doganor në autobusin me drejtues shtetasin kosovar B. M, gjeti një çantë shpine me fishekzjarrë dhe kapsolla, të cilat u sekuestruan në cilësinë  e provës materiale. Në  këtë autobus udhëtonin në mënyrë të organizuar  shtetas kosovarë  për të marrë pjesë në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Francë.

Kontrollet e rrepta do vijojnë në të gjitha pikat e kalimit kufitar, dhe në çdo ambient ku dyshohet se mund të ketë fishekzjarre dhe kapsolla, si dhe për elementë me precedent kriminal që mund të tentojnë për të hyrë në stadium.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit të bërë paradite me grupin e punës për menaxhimin e masave të marra për mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar, kërkoi nga të gjitha strukturat e Policisë, angazhim, seriozitet, përkushtim për përmbushjen e detyrave .

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozërisë dhe sportdashësve që të respektojnë me rigorozitet gjithë udhëzimet e dhëna  nga Policia dhe Federata e Futbollit, dhe të mos tentojnë për të futur në stadium sende të kundërligjshme pasi do përballen me pasojat ligjore" deklaron Policia e Shtetit.


Lajmi kryesor:

Ndeshja historike! Spektakël dhe emocione në 'Air Albania', 20 mijë flamuj kuqezi në stadium, 1 mijë policë garantuan siguri (FOTO+VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?