Kepucët që Papa Françsku mbante prej vitesh

Bota

Me këpucët e 'përdorura' që mbante prej vitesh/ Detaji që ra në sy në arkivolin e Papa Françeskut

26 Prill, 14:09| Përditesimi: 26 Prill, 14:14

  • Share

1745669580_papafrancesku.png

Papa Françesku do të varroset në rreshtin e bazilikës së 'Shën Maria e Madhe', ai do të veshë një mantel të krijuar nga Filippo Sorcinelli, stilisti dhe artisti italian, rrobaqepës i papëve. Por një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen në veshjen e tij mortore. 

Papa Françesku do të varroset i veshur me të njëjtat këpucë të zeza të thjeshta dhe të veshura që ka mbajtur prej vitesh në të gjitha daljet e tij publike. Një palë këpucë modeste të konsumuara, në vend të pantoflave tradicionale papale, simbol i pushtetit. Një gjest i fundit në përputhje me stilin e matur dhe të përulur që ka karakterizuar Papën. 

Papa guxoi dhe në zgjedhjen për të hequr dorë nga madhështia e varrimit të Vatikanit, duke preferuar thjeshtësinë e dhomës 201 në Domus Santa Marta. Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë prej druri, të mbushur me zink, duke shmangur përdorimin e tre arkivoleve tradicionale që përdoren zakonisht për Papët.


Lajmi kryesor:

Ati i Shenjtë prehet në Bazilikën 'Shën Maria e Madhe'! Françesku, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit pas 1 shekulli! Përcillet nga 400 mijë pjesëmarrës (VIDEO)


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?