Kronikë
Top 24

‘Më lironi se jam sëmurë’/ Krimet e Rënda lënë në burg ish-zyrtarin e ARRSH për abuzimet në Tiranë-Elbasan

29 Gusht 2018, 11:21| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 15:10

  • Share

TIRANE-Albes Alite, ish-drejtori menaxhimit të projektit në autostradën Tiranë-Elbasan do të vazhdojë të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve për abuzimet me fondet publike në këtë aks. Kërkesa e Alitës për t’u liruar nga qelia me argumentin se ndaj tij nuk ka prova dhe gjendja e tij shëndetësore është e papërshtatshme për të qëndruar në qeli u refuzua nga apeli i krimeve këtë të mërkurë.

Ndërkohë avokati i tij Besnik Cerekja u shpreh se vendimi i gjykatës dhe prokurorisë për të mbajtur Aliten në burg është i pabazuar pasi nuk ka prova. Pas hekurave për këtë dosje qëndron dhe Aksel Qorduku ndërsa lirinë e ka fituar pak javë më parë ish eprori i tyre Dashamir Xhika.

Xhika, Alite e Qorduku u prangosën në shkurt pas kallëzimit që ministria e Infrastrukturës bëri në prokurori për abuzimet me projektin dhe fondet në buxhetin e shtetit. Lirimi i ish kreut të Autoritetit Shqiptar të Rrugëve, Dashamir Xhika është apeluar nga prokuroria e Krimeve të rënda dhe më 31 gusht gjykata do të shqyrtojë kërkesën nëse do e lërë atë në arrest shtëpie apo do ta rikthejë në qeli.

ReportTv ka mësuar se prokuroria e Krimeve ka zgjatur afatet hetimore për këtë dosje dhe pritet që në tetor këto hetime të përfundojnë pasi janë administruar dhe dëshmitë e disa ish zyrtarëve përfshi dhe ish ministrat e Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Dervishaj.

Komento

Komente

  • Naimi: 29/08/2018 15:43

    O Raul nga Mehmet Shehu dridhej toka e jo me njeriu. Te ishte ai sot te gjithe keta qe hiqen si cuba do ti kishe ne litar.

    Përgjigju
  • raul: 29/08/2018 12:11

    a do guxonte kush ti bente dem shtetit 8000 euro dem po te ishte kryeminister Legjendari Mehmet Shehu e jo me 80 milion euro dhe sju hyn nje ferr ne kembe, hajde shtet hajde,,,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?