Ekipi serb në aeroportin e Rinasit

Sport

Me masa të forta sigurie dhe asnjë incident, kombëtarja e Serbisë largohet nga Shqipëria

8 Qershor, 13:36| Përditesimi: 8 Qershor, 13:39

  • Share

Kombëtarja serbe e futbollit është larguar nga Tirana pa asnjë incident. Paraditen e së dielës ekipi dhe stafi që i shoqëronte kanë lënë hotelin ku po qëndronin në kryeqytetin shqiptar dhe të shoqëruar nga policia e rendit iu drejtuan aeroportit "Nënë Tereza" në Rinas.

Siç mësohet, nuk pati asnjë problem gjatë udhëtimit dhe u skuadra serbe u fut e qetë në aeroport për të udhëtuar drejt Beogradit.

Mbrëmjen e së shtunës Shqipëria dhe Serbia barazuan 0-0 në "Arenën Kombëtare" të Tiranës për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?