Kronikë

Aksidenti tragjik, Njësia Operacionale e Tiranës 'zbarkon' në autostradën Vlorë-Fier, vendosen mbi 15 gjoba! Në Bërzhitë shoferët me mbi 130 km/h, policia heq 8 patenta

26 Qershor 2021, 10:28| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 12:19

  • Share

Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka 'zbarkuar' në autostradën Vlorë-Fier, ku po kryhen kontrolle të shumta me radarë. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur të paktën 15 masa ndëshkimore. masat e Policisë vijën pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua një ditë më parë, ku humbën jetën Eduart Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi dhe Anastasia Gushi.

Ndërkohë, po ashtu Policia Rrugore ka shtuar masat dhe prezencën e efektivëve në rrugët e konsideruara problematike në vend.

Në aksin rrugor nga tuneli i Elbasanit deri në Bërzhitë ku policia po monitorin me radarë janë hequr 8 patenta brenda 3 orëve, për shkak të shpejtësisë së madhe që ka qenë mbi 130 k/h, në një kohë që në atë aks nuk lejohet më shumë se 90 km/h.

Pikërisht kjo shpejtësi është kthyer shpesh në tragjedi të rënda dhe aksidente të tmerrshëm duke marrë jetë njerëzish. Me hyrjen në fuqi të kodi të ri rrugor, tashmë shoferëve u është hequr patenta u është vënë edhe 15 mijë lekë gjobë.

Ndryshimet në kodin e ri parashikohet që shoferët e dehur dhe ‘kamikazët’ e shpejtësisë parashikohet nga heqja e patentës, humbja e pikëve, gjoba e  deri në rikthimin  në autoshkollë nga e para.

Kjo masë ekstreme është ndërmarrë për të disiplinuar ‘kamikazët’ në rrugë që prodhojnë tragjedi me mjetet tyre, duke ecur me shpejtësi të lartë.

1624696910_1624695622BERZHITE.jpg

 

Policia rrugore

 

 

 

VIDEO/Raportimi i gazetarit Arsen Rusta
 

Pjese  nga ligji i ri ne Kodin Rrugor per gjobitjen e personave qe riperserin shkeljet e tejkalimit te shpejtësisë

Ora 10:48
Aksidenti tragjik dje, Njësia Operacionale e Tiranës 'zbarkon' në autostradën Vlorë-Fier! Vendosen mbi 15 masa ndëshkimore

Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka 'zbarkuar' në autostradën Vlorë-Fier, ku po kryhen kontrolle të shumta me radarë. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë vendosur të paktën 15 masa ndëshkimore. masat e Policisë vijën pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua një ditë më parë, ku humbën jetën Eduart Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi dhe Anastasia Gushi.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deputeti: 26/06/2021 14:31

    Bej vaki e ja heq nipit tim patenten,do te heq nga puna, do behet sic them une edhe jo ti, Populli eshte mesuar ta haj gjoben

    Përgjigju
  • Neri: 26/06/2021 14:06

    Tragjike dhe e frikshme. Sado perpiqet policia me fushata, eshten e kote. Denimet duhen me te ashpra. Por nje problem me i madh eshte ne skene. Qe autoret jane te rinj dhe me prinder biznesmene a politiqene. Kjo eshte fytyra e te ardhmes qe kero kategori po ndertojne, te arrogances, mosperfilljes ndaj jetes dhe pandershkueshmerise.

    Përgjigju
  • shtetas: 26/06/2021 13:51

    dhe ky ligj i ri qe kane bere ka deshtuar ne zinxhirin e kalbur te shtetit. e cfare rendesie kane keto pas faktit. Pse nuk e dime ne se si do shkojne punet : do i marin patenten pastaj do paguaje leket qe tia japin me shpejt mbrapa e me pas do vazhdoje e njejta loje. e keto tamam qe jane show se ndodhin me mijera si keto me humbje a jo jete, e kjo tregon dhe nje here kotesine e gjerave.

    Përgjigju
  • Gazmend T.: 26/06/2021 11:59

    me vjen shume keq per femijet. kjo është vrasje! unë drejtoj makinën për 48 vitet e fundit duke përfshirë Anglinë. kam frikë nga ngarja në Shqipëri. Kafshët janë shoferë dhe ata nuk i respektojnë të tjerët. u detyrova të ndaloja në autostradë disa herë nga ata që vozisnin makina luksoze. policia nuk është efektive në kontroll. ata janë në mes të rrugës duke përdorur radarë. në të njëjtën kohë ata po ndalojnë makinat. pasi të harrojnë trafikun dhe të bëjnë "pazare" me shoferin. 2000 biznes i ri në lekë. në fund kostoja jonë sociale është shumë më e madhe! Jam serioz: kontrolli i trafikut duhet t'i jepet një kompanie të huaj nën marrëveshjen e koncesionit!

    Përgjigju
  • Toni: 26/06/2021 11:28

    Shtet aksionesh si ne komunizem

    Përgjigju
  • Zhgenjim: 26/06/2021 11:23

    Ky show i policise “pas pilafit” tipik ne situata te tilla me duket shume bajat! Te fortet vazhdojne te bejne gara me nj-tj edhe brenda Tiranes, dilni vini gjoba ca fakireve.

    Përgjigju
    • Bond: 26/06/2021 11:56

      fix fare...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?