TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një reagim të fundit në Tëitter, bën me dije se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka dhënë së fundmi aprovimin për të financuar ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës. Kryeministri zbulon se puna do të nisë pas pak ditësh dhe në qershor, sezoni turistik do e gjejë këtë rrugë të hapur.
Reagimi i plotë
Ufffffff... "më në fund me djalë"Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik.
Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se qeveria do të nënshkruajë një kontratë për ndërtimin e Bypass-it të Fierit edhe me gazsjellësin TAP.
Ora 18:30/ ARRSH jep njoftimin: Ja kompanitë që do ndërtojnë Bypass-et e Fierit dhe Vlorës
Pas lajmit të dhënë nga kryeministri Edi Rama, për nisjen e punimeve dhe arritjen e një dakordësie për ndërtimin e dy Bypass-eve, të Fierit dhe Vlorës, një tjetër njoftim jep Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Në një njoftim për shtyp, ARRSH bën me dije se BERZH ka miratuar si fiutesë kompanitë Gener 2&Impresa Ing.E.Mantovani dhe CGC, Combined Group Contracting.
NJOFTIM PËR SHTYP
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton përmbylljen e procedurave konkuruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dy veprave infrastrukturore, Bypass-it të Fierit dhe Bypass-it të Vlorës.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve kanë miratuar si fitues: Për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.
Brenda pak ditësh do të bëhet e mundur rifillimi i punimeve.
Eee do mbaroj nga viti 2030 ta gezoj rrugen shqiperia .. A pika qe sju bie qe po quani arritje te madhe 10 km rruge .. Shum turp...!
PërgjigjuEee do mbaroj nga viti 2030 ta gezoj rrugen shqiperia .. A pika qe sju bie qe po quani arritje te madhe 10 km rruge .. Shum turp...!
PërgjigjuPo pse po te ishte vajze nuk eshte gje e mire?!!!!
PërgjigjuDO ZOTI MBARON, SE ËSHTË RRUGA ME E NDYRË PJESA HYRJE FIERIT DERI NE DALJE. HYRJE (AUTASTRADË)
Përgjigju