Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje demokratëve të Kavajës që të zgjedhin të votojnë për Shqipërinë në BE dhe të bojkotojnë Sali Berishën, i cili po qëndron në politikë vetëm për hallin e tij personal. Rama tha se dy herë që Berisha mori fatin e Shqipërisë në dorë, ndodhën vrasje si edhe vendi shkoi në buzë të humnerës për shkak të borxheve.
“Mua s’po më vjen keq për Hysenin por ajo që iu them demokratëve të Kavajës është që në këto zgjedhje kanë mundësinë e madhe të bëjnë disa punë menjëherë. E para, këto zgjedhje, ndryshe nga të tjerat, janë zgjedhje për të zgjedhur se ku do të jetë Shqipëria në 2030, në BE apo në gropë prapë. Se që dy herë që ia ka besuar Shqipëria ose që i ka rënë në dorë bufit të kënetës ky vend, herën e parë përfundoi me 4 mijë të vdekur dhe herën e dytë u kap në buzë të humnerës së borxheve që mund ta çonte në kolaps. Tani bufi ka dalë bashkë me një tufë qorrash dhe shurdhësh në listat e mbyllura që të tërheqë Shqipërinë për hunde për hallin e vet krejt personal. Se vetëm ai hall personal e bën një burrë 80-vjeç e kusur të vijë vërdallë dhe t’i fiket llampa tre herë në ditë kur merr fjalën. Duke votuar për Shqipërinë 2030 në BE, siç votuan shumica e shqiptarëve PD në ’92 kur nuk ishin të gjithë me të, por donin të ndanin historinë e Shqipërisë nga e shkuara.", tha Rama.
Rama nuk kurseu batutat teksa tha se demokratët e Kavajës duhet të votojnë për pasaportën evropiane, jo për faktin se është e kuqe për socialistët, por ka edhe flamurin blu të BE.
"Më 11 Maj shqiptarët duhet të votojnë masivisht të mos ndalim Shqipërinë. Për demokratët, këta të Kavajës, me të cilët u tall bufi i kënetës duke bërë këtë për veten e tyre për familjen e tyre se pasaportën evropiane do ta marrin të gjithë. Nuk është për socialistët, e kuqe është se kështu është flamuri jonë por ama ka brenda edhe flamurin blu të BE dhe nga ana tjetër i japin një mesazh të qartë bufit dhe kënetës duke vendosur një gru për të rindërtuar atë një parti që sot nuk është më parti. Prandaj them se kush shkon atje, mendon se midis Evropës dhe kënetës duhet të rrijë në kënetë është çyryk. Politikisht është çyryk.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Kavajë: Me ne në BE, ose në gropë me kënetën! Bufi kërkon të tërheqë Shqipërinë prej hunde për hallin personal! I fiket llampa tre herë në ditë
Xh.D/ReportTv.al
