Armët e sekuestruara

Pa kategori

Me pistoletë pa leje me vete, arrestohet i riu, në pranga dhe dy personat që e shoqëronin

11 Korrik 2022, 11:18| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 11:25

  • Share

VLORË-  23-vjeçari Joni Sadikaj nga Tepelena ka rënë në prangat e policisë pasi iu gjet me vete një armë pa leje, një krehër si dhe municion luftarak. 

I riu ndodhej së bashku në një makinë me dy persona të tjerë, dy vëllezërit nga Tirana, 31-vjeçarin Egest Sinaj, i cili drejtonte mjetin si dhe 30-vjeçarin Indrit Sinaj, pasagjer.

Të dy vëllezërit u arrestuan pasi dyshohet se kishin dijeni për praninë e armës. U sekuestrua arma e zjarrit e llojit “pistoletë” , një krehër dhe municion luftarak. 

I riu akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", ndërsa, dy të arrestuarit e tjerë akuzohen për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?