Operacioni i koduar 'Mozaiku'

Me pistoletën e gardës kryenin grabitje, ja si u kërcënua biznesmeni për të tërhequr kallëzimin

18 Qershor 2020, 18:34| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 18:41

  • Share

Një fishek pistolete 9 mm që përdoret dhe tek automatikët “MP5” të Gardës së Republikës, ka shërbyer si indicie e vetme që policia e prokuroria të zbulojnë një grup grabitësish, ku mes tyre aderonte dhe një punonjës banke dhe një punonjës garde, me emrin Aleks Kala. Plumbi që zbuloi komplet zanafillën e grabitjeve është gjetur pikërisht në dyshemenë e ballkonit të Endri Moskos, aty ku grabitësit Spartak Qoku, Aleks Kala, Petro Sava, Emel Hajdari, Andi Kraja, Klaudio Metaj kishin shkuar për të vjedhur. Endri Mosko është përleshur me dy nga këta persona dhe ka arritur që ti shtyjë të dy autorët jashtë ballkonit dhe ata janë larguar me shpejtësi, duke mos arritur të kryejnë veprime te tjera. Por gjatë përleshjes autori që mbante pistoletën ka bërë rimbushjen e saj, duke lënë një fishek pistolete në ballkonin e kësaj shtëpie. Ndërsa autori i dytë i thoshte autorit të parë “...vrite, vrite....”.

Por teksa Mosko, është paraqitur në komisariat dhe ka denoncuar ngjarje ai është telefonuar nga një person me numër anonim, i cili i ka thënë “....unë jam terrori i mëngjesit....”. Endri Mosko, ka dyshuar se ky person mund të jetë një nga personat që një ditë më pare në mëngjes kanë shkuar të armatosur tek banesa e tij. Ky numër është arritur të identifikohet nga policia e Tiranës dhe më pas vënë në përgjim telefonik. Personi që ka kërcënuar Endri Moskon rezulton të jetë në emër të Nevruz Turkut, por ka rezultuar se përdoret nga Spartak Qoku. Ky i fundit ka pasur biseda me Andi Krajën, dy ditë para ndodhjes sulmit me armë, pikërisht në datën 20 maj 2020 dhe 21 maj 2020. Andi Kraja dyshohet nga policia dhe prokuroria se ka shërbyer si personi që ka dërguar personat e tjerë, tek banesa e Endri Mosko, pasi është banor në të njëjtën lagje me Endrin. Në datën 29 maj 2020, Nertil Qazimi i ka derguar sms një personi duke i pohuar se:“...shife na sajo ndonjë gje, me vjen keq që të ka përzier ty në këtë mes, une s’kam qenë vetëm, por vet i katërt aty, mire une, po ata të tjerët çfarë mendojnë për ty Petro...”. Nga ana tjetër personi i thotë: “...nuk di gjë boli për ty...””, “...çerri po të shet avash avash...”.

Me pseudonimin “Boli” që rezulton nga bisedat telefonike thirret Endri Mosko dhe bisedat bëhen rreth këtij, ku personi me emrin Spartak Qoku komunikon me Andi Kraja. Po ashtu Andi Kraja komunikon me Petro Sava dhe Elvis Qoku. Nga transkriptet telefonike rezulton se në 2 qershor 2020 Spartak Qoku, ka komunikuar me sms me Endri Mosko, të cilit i kërkon të heqë dorë dhe të mos e ndjekë çështjen me shtet dhe i bën të ditur se e kanë bërë ata. Gjithshtu, në datën 1 qershor 2020, në orën 22:02 Endri Mosko, e ka telefonuar një numër i panjohur, ku një person e ka kërcënuar që të tërhiqet nga kallëzimi, se i njohin gruan, etj. Spartak Qoku, i ka shkruar përsëri mesazh Endri Mosko, ku i thotë: “...Bol, nëse do të dish kush na solli ke ti, atë ta sjell une e prapë merrem unë me të. Mos fol me njeri se fjalët më vin dhe të lagjes që ti beson, dikush të shet nga frika e dikush nga qejfi...”. “...mbasi të më njohësh do më tregosh dhe se cili nga çunat e lagjes na ka përmend emrin......, ai se solli ke ti dje do të sjell tjetër nesër, e mbase s’dalin huq si ne...”.

Rezulton se Spartak Qoku e kërcënon Endri Mosko, duke i bërë të ditur që çështjen e vjedhjes së banesës së tij ta mbylli e të mos e ndjekë në rrugë ligjore, pasi sipas tij, di çdo gjë për të dhe për këtë do ti tregojë se cili ka qenë personi që e ka dërguar tek shtëpia e tij. Po ashtu, duket se Spartak Qoku i ka borxh një personi tjetër, ku mendohet se merren me shitje të lëndëve narkotike. Nga transkriptet telefonike rezultonte se këta persona janë në dijeni apo jane pjesëmarrës në vjedhjen me armë në tentativë të banesës së Endri Mosko, ku personi me emrin “Taku” (Spartak Qoku), ndër të tjera ka shkruar “...unë s’kam qenë vetëm, por vetë i katërt aty...”. Nga verifikimet e bëra në sistem rezulton se Spartak Qoku ka qenë i arrestuar për disa vjedhje në bashkëpunim, ndërsa vëllai i tij, Elvis Qoku, ka qenë i arrestuar në vitin 2019 për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe i shoqëruar disa herë për vjedhje. Gjithashtu, Petro Sava rezulton se është lidhje shoqerore e Endri Mosko dhe ka dijeni dhe është i përfshirë në ngjarjen e vjedhjes me armë në banesën e Endri Mosko. Nga ana tjetër Petro Sava është dhe lidhje shoqërore e Elvis Qoku, te cilët edhe kanë udhëtuar bashkë me të njejtin mjet me targë AA 345 SK, duke dale jashtë nga pika kufitare Morinë. Ndërkohë në 1 qershor Endri Mosko, ka deklaruar në polici se ka marë një telefonatë ku folësi i ka deklaruar:“...Endri të lutem na e mbyll këtë çështje me shtetin, të kërkojmë falje dhe në qoftë se na ndihmon me shtetin ne do të tregojmë se kush na solli tek ty (kallauzin)”. Personi që i telefonoi i tha gjithashtu se ai Beratsi që ti mban afër, po na ndihmove ti me shtetin ne do ta sjellim Beratsin tek ty dhe do të të tregojmë fije e për pe se kush, na ka sjell tek ty. Në orën 23:22 të datës 1 qershor, Endri i ka dërguar një mesazh ku i ka thënë se ”...përsa i përket informatorit, u kanë drejtuar shumë keq se unë nuk kam as lek në shtëpi dhe se nuk mbaj njeri me rrogë pasi unë jam me rrogë për vete...”. Spartak Qoku, është arrestuar nga policia në datën 15 qershor 2020. Qoku e ka pranuar autoresinë e ngjarjes.

Ai së bashku me shokët e tij, Emel Hajdari, Francin dhe punonjesin e gardës me emrin “Gyli” (identifikuar si Aleks Kala),  kanë shkuar për të vjedhur një sasi kokaine prej 4 kilogram në banesën e Endri Mosko, të cilin e thërrasin me pseudonimin “Boli”. Për këtë ai është takuar tre dite përpara ngjarjes me Klaudio Metaj nga Rresheni, ku ai i ka thënë nëse Spartaku kishte dijeni, nëse dikush kishte sasi të mëdha lekësh në shtëpi, pasi ai vetë njihte disa çuna nga Fushë-Kruja, të cilët ishin profesioniste për të hapur dyer dhe për të bërë grabitje. Në 15 qershor 2020 është ndaluar me iniciativë si autor i dyshuar i grabitjes Aleks Kala, punonjës i Gardës së Republikës. Gardisti ka deklaruar se njihet prej vitesh me Franc Alimi dhe se diten e ngjarjes është takur me të dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve quhej “Taku”. Ai nuk ka qënë prezent në momentin ngjarjes, por ai i ka pritur tek makina. Armën e shërbimit, ai e ka pasur me vete dhe ja ka dhënë atë Francit, i cili ja ka kthyer kur ata janë kthyer në makinë rreth orës 4:30. Më pas me makinën “Mercedez Benz” të drejtuar prej tij kanë shkuar tek “Kodra e Dielllit”, ku kanë lënë Francin tek banesa dhe më pas janë shpërndarë dhe ata. Aleks Kalës, i është sekuestruar automjeti “Audi A3” me targa AA 468 ZK.

Komento

Komente

  • Plehrat ,do Zoti Ju denojne ne maksimum..: 18/06/2020 22:38

    Sje ka pelqyher Lopata te punonit me djerse..Shkoni dhe mbani rradhen per ne Hajrosje..Plehra.. Fatekeqesi e Families ,nese i keni te rregullt...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?