Kronikë

17-vjeçarja në Vlorë tenton vetëvrasjen, nuk gjendet arma! Familja fsheh gjurmët, e mitura rëndë te Trauma

14 Korrik, 13:11| Përditesimi: 14 Korrik, 23:29

  • Share

Një vajzë 17-vjeçare në Vlorë ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e një plage në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur sot pas mesditës, ndërsa arma e zjarrit ende nuk është gjetur. Pas ngjarjes, familjarët e kanë fshehur bashkë me gëzhojën dhe kanë pastruar vendngjarjen.

Sipas korrenspondentit Armand Xhelili, e mitura nga Rromsi, u dërgua në spital nga vetë familjarët. Ajo mbërriti e plagosur në spital. Policia e Vlorës zyrtarisht njofton se dyshohet që e mitura të jetë vetëplagosur me pistoletë.

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën të ditur policia.

Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Vlorës, 17-vjeçarja u nis për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas bluzave të bardha, 17-vjeçarja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e Spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma.

Sipas mjekëve, ka dy dëmtime në kokë; njëra prej të cilave tejshpuese. Sipas mjekëve, e mitura H.H është e intubuar. Ndërkohë që forca të shumta të policisë, por dhe drejtori i Policisë së Vlorës, kanë shoqëruar babain e vajzës. I ati e kundërshtoi shoqërimin e tij me forcë, pasi kërkonte që të shkonte në Tiranë për të shoqëruar vajzën e tij.

Sipas informacioneve, 17-vjeçarja ka qenë në shtëpinë e gjyshërve kur u plagos me armë në kokë në rrethana të paqarta. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të ndërtuar dinamikën dhe zbardhjen e ngjarjes së rëndë. 

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demi: 14/07/2025 17:32

    Keshtu do ta pesoje dhe ajo qorrja e lagjes Partizani ose i vellai plehre sapo te vije nga Italia.

    Përgjigju
  • Alb: 14/07/2025 15:09

    Ka tentuar vetëvrasje me 2 plumba? Si paska arritur të shkrepë armën për herë të dytë? Po armën ku e gjeti? Dhe si del policia duke thënë "dyshohet për vetëvrasje"? Të thonë që po hetohen të gjitha pistat. Nejse, ata e dinë më mirë. Ne thjesht opinione japim.

    Përgjigju
  • Perspektive: 14/07/2025 13:50

    Rinia shume e paperspektive ne Shqipëri , brezi 15-20 vjec /e sot ka nje problem nuk shikon arsimimin, trajnimet dhe teknologjine si model zhvillimi ! Cdo dite ky brez duket se ka nis nje modernizim negativ, sot Jane afersisht 200-400 mije te rinj e ardhmja varet nga edukimi ketij brezi , si duhet te jete reforma per arsim, edukim i brezit te ri! Sot nje i ri me Moshe 18 vjec ne 2013 ishte vetem 6 vjec pra Jane produkt I reformave ne arsim pasi klasa e pare nis 6 vjec

    Përgjigju
    • Erik: 14/07/2025 14:00

      Me thuaj nje shtet pervec atyre te zhvilluara aziatike ku te rinjte dine se cfare do bejne me jeten e tyre pas 5-10 vitesh?! Gjithkund jane te perhumbur dhe te droguar nga Tiktok dhe IG, po rritet nje brez qe ne te gjeneratave te mehershme nuk po i kuptojme fare.

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?