Në mandatin e tretë kryeministri Edi Rama tha se duhet që të synohet një qasje dhe një silësi e re në marrëdhëniet e Kuvendit të Shqipërisë me Kuvendin e Kosovës. Rama tha se duhet të jenë të pranishëm si deputet në Kuvendin e Kosovës, po ashtu ftoi edhe ato që të jenë të pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë për të ndarë ide. Rama pranoi se punët me qeverinë e Kosovës nuk shkojnë vaj, lidhur kjo dhe me mos dakordësinë për Ballkanin e Hapur, por tha se kjo nismë është një zgjedhje e drejtë për zhvillimin e vendeve dhe rajonit.
'Duhet të synojmë një qasje dhe një cilësi të re marrëdhëniet tona me Kuvendin e Kosovës. Duhet të jemi të pranishëm si deputet për të ndarë ide dhe për diskutuar me deputetët atje. Nuk është sekret që me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj. Kosova është pjesë e pandashme e jona dhe e së ardhmes sonë të përbashkët dhe do të na bashkojë dhe më shumë, do të punojmë që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie sa më vëllazërore. Duke trajtuar me durim mosdakordësinë për Ballkanin e Hapur, është një zgjedhje e drejtë, kuptim plotë për të ardhmen e vendit dhe Rajonit. Sa më shumë të hapemi në një hapësirë shumë më të madhe ndërveprimesh në të gjitha nivelet aq më shumë do të zhvillohemi në funksion të perspeketivës sonë evropiane. Do punojmë në çdo sektor që vit pas viti të kenë hapësira më të mëdha. do të kemi rezultate, pasi Ballkani i hapur na bën më të fortë si Shqipëri dhe si faktor kombëtar.'- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Mandati i 3, Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin: Do vijojnë në të njëjtat poste! Nisim punën për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe parlamentare 2025
M.Q.//ReportTv.al