TIRANË- Elisa Spiropali është emri i parë i qeverisë Rama 3, e cila do të mbajë të njëjtin post si në mandatin e dytë, ndërsa Taulant Balla do të vazhdojë të drejtojë grupin parlamentar të PS. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në mbledhjen me deputetët e rinj dhe të vjetër, duke i vlerësuar të 2 për punën që kanë bërë, të cilën nuk e ka konsideruar të lehtë. Përkatësisht Balla do mbajë postin e kreut të grupit parlamentar të PS, ndërkohë që Spiropali do vazhdojë të jetë ministre për Marrëdhënie për Parlamentin. Në fjalën e tij përpara të gjithë deputetëve Rama nënvizoi se vendin e Gramoz Ruçit i cili është tërhequr nga të gjitha funksionet politike, nuk do ta zërë askush dhe se ai do të vijojë të jetë krahu i tij i djathtë.
Ende pa startuar mandatin e tretë, Rama i ka sytë tek dy zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se PS tashmë do të punojë për të fituar zgjedhjet vendore të 2023 dhe parlamentaret e 2025. Po ashtu, kryeministri i ka hapur derën të gjithë ish deputetëve të PS që nuk do të jenë më në parlament që të përfshihen në punët e qeverisë apo partisë. Kryeministri foli dhe për mandatin e tretë, duke theksuar se do të jetë më i vështirë për rikonfirmimin e PS si forcë qeverisëse për 4 vitet që vijnë. Ai u ka kërkuar të gjithëve të bëjnë një vështrim kritik nga vetja në mënyrë që të rriten dhe forcohen më shumë, ndërsa i ka paralajmëruar duke u thënë ta ngulin mirë në kokë se ndërhyrjet në procese tenderash e vendimmarrje janë armiqësore me qëllimet e PS. Sipas Ramës, kushdo që të abuzojë, do të përballet me ligjin, pasi PS nuk do të jetë mburoja e askujt që cenon qëllimet dhe emrin e partisë për qëllimet e veta.
PD sipas Ramës do të hyjë në parlament me një dhëmballë të prishur, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA. Kjo dhëmballë tha Rama, i ka infektuar të gjithë fytyrën PD duke e bërë atë të pavotueshme. Megjithatë Rama nënvizoi se kërkesa për bashkëpunim me opozitën është ende në fuqi, pavarsisht qëndrimit të saj, që rrezikon humbjen e radhës. Në fund, Rama i pranoi problemet me qeverinë e Kosovës, teksa argumentoi edhe njëherë domosdoshmërinë për një ballkan të hapur.
Deputetët e vjetër dhe ato të rinj të dalë pas 25 prillit Rama i mblodhi në një darkë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave dhe pa humbur kohë ka shpalosur objektivat e radhës për të fituar zgjedhjet vendore të 2023-it dhe atë parlamentare të 2025-ës. Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.
Në mandatin e tretë kryeministri Edi Rama tha se duhet që të synohet një qasje dhe një silësi e re në marrëdhëniet e Kuvendit të Shqipërisë me Kuvendin e Kosovës. Rama tha se duhet të jenë të pranishëm si deputet në Kuvendin e Kosovës, po ashtu ftoi edhe ato që të jenë të pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë për të ndarë ide. Rama pranoi se punët me qeverinë e Kosovës nuk shkojnë vaj, lidhur kjo dhe me mos dakordësinë për Ballkanin e Hapur, por tha se kjo nismë është një zgjedhje e drejtë për zhvillimin e vendeve dhe rajonit.
'Duhet të synojmë një qasje dhe një cilësi të re marrëdhëniet tona me Kuvendin e Kosovës. Duhet të jemi të pranishëm si deputet për të ndarë ide dhe për diskutuar me deputetët atje. Nuk është sekret që me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj. Kosova është pjesë e pandashme e jona dhe e së ardhmes sonë të përbashkët dhe do të na bashkojë dhe më shumë, do të punojmë që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie sa më vëllazërore. Duke trajtuar me durim mosdakordësinë për Ballkanin e Hapur, është një zgjedhje e drejtë, kuptim plotë për të ardhmen e vendit dhe Rajonit. Sa më shumë të hapemi në një hapësirë shumë më të madhe ndërveprimesh në të gjitha nivelet aq më shumë do të zhvillohemi në funksion të perspeketivës sonë evropiane. Do punojmë në çdo sektor që vit pas viti të kenë hapësira më të mëdha. do të kemi rezultate, pasi Ballkani i hapur na bën më të fortë si Shqipëri dhe si faktor kombëtar.'- tha Rama.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Soclialiste Taulant Balla dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, do të vijojnë që të jenë në detyrë edhe në mandatin e tretë qeverisës të PS-së. Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me deputetët e rinj dhë të vjetër ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.
'Sot është dita për t’i falënderuar posaçërisht të gjithë deputetët dhe të gjitha deputetet e legjislaturës që sapo mbaroi, drejtuesit dhe drejtueset e komisioneve parlamentare, anëtarët e Kryesisë së Grupit dhe posaçërisht kryetarin e Grupit tonë Parlamentar, si dhe ministren tonë të Marrëdhënieve me Parlamentin. Taulanti ka punuar me përkushtim, duke drejtuar grupin me aftësi dhe me këmbëngulje të spikatur, për hir të vërtetës, edhe në ditë tejet të vështira. E po ashtu, edhe Elisa ka qenë e përkushtuar në rolin e saj aspak të lehtë, duke lehtësuar punën e qeverisë me parlamentin, si dhe duke përfaqësuar qeverinë me aftësi dhe me efikasitet në debatet parlamentare. Prandaj besoj që të dy meritojnë një falenderim të veçantë, së bashku me konfirmimin e tyre në detyrë për mandatin e tretë. Do ta kenë të plotë mbështetjen tonë, për ta çuar në një nivel tjetër performancën e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, në funksion të qasjes së re për të cilën u përpoqa të flas më lart.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e rinj dhe të vjetër tha se nuk do presin që SPAK të merret me çdo vatër dhe nuk do mbyllin sytë para rasteve korruptive. Rama tha se edhe qeveria do të hetojë çdo sinjalizim për zyrtarë të korruptuar dhe se do të ketë një ligj të vecantë.
“Ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj çdo akuze publike për të verifikuar çdo gjë dhe për të ndarë me objektivitet shumicën e dokrrave. Në këtë pikë nuk do ketë asnjë kompromis për askënd dhe për asnjë arsye. Për çdo kompromis që me duart tona përgatisim disfatën e mandatit të tretë që duhet të jetë një pastrim i mëtejshëm i organeve të drejtësisë. Duhet të shoqërohet me një ofensivë frontale. Nuk do presim që SPAK të merret me çdo vatër. Do jemi kërkues, hulumtues dhe grumbullues faktesh dhe prova duke veshur me armaturë edhe me ligj të veçantë dhe duke mbyllur në një kohë të shpejtë rrethin e shërbimeve digjitale për publikun. Do nxjerrim së shpejti elektronikisht në pah edhe falë qytetarëve të gjitha pikat ku ngecin shërbimet e shtetit për qytetarin dhe bizneset. Do ketë përfshirje më të madhe të partisë dhe grupeve të internetit. E drejta për të shërbyer triumfojë në raport me drejtën e marrë arbitrarisht për t’u shërbyer interesave vetjak”, tha Rama.
Gjatë takimit me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Edi Rama tha se PD do të hyjë në parlament me një dhëmballë të prishur, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA. Kjo dhëmballë tha Rama, i ka infektuar të gjithë fytyrën PD dhe për sa kohë Berisha do të jetë në parti do ta bëjë atë të pavotueshme.
“Mandati i 3 sduhet tu ngjajë të parëve as në sallën e kuvendit. Ne duhet të bëjmë çfarë duhet të shtyjmë përpara pa humbur kohë reformat dhe ligjet që shërbejnë për njerëzit. Dora e bashkëpunimit për PD do jetë e shtrirë pa kushte pavarësisht nga sjellja e saj. Konflikti në debat sdo jetë më kryefjala e parlamentit. Ne duhet të ndryshojmë drejtim sado që at ai bien fyellit me t ënjëjtën vrimë, në vrimën e bërë gropë ku kanë rënë vetë 5 herë.
Kush do ta kalojë cakun etik në deklarime publike kush jep shembull të keq në kuvend apo komisione parlamentare, provokime dhe sjellje ekstreme, apo politikë për konflikte dhe jo tema që u interesojnë njerëzve, do jetë një shqetësim jo për opozitën por për grupin dhe për mua. Pd do vijë në parlament me një dhëmballë të prishur të cilën ska kurajo ta shkulë dhe as vullnet ta qetësojë. Infektimi i fytyrës së Pd nga ajo dhëmballë duke bërë PD të pavotueshme dhe të shpërfyturuar. Pavarësisht se kemi lënë përshtypje të ndryshme sduhet ta kemi gjatë mandatit të 3 luftën me PD. Në fund të këtij mandati sdo vlerësohemi për çfarë i thamë dhe çfarë i bëmë Pd, po për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë”.
Në maj të këtij viti, Sali Berisha në cilësinë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit u shpall non-grata nga DASH, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. Një ditë më vonë ai njoftoi se do të padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Blinken për shpifje teksa theksoi prerazi se nuk heq dorë nga mandati. Madje Berisha për vendimin non-grata ndaj tij ka akuzuar direkt Ramën dhe George Soros. Berisha nisi edhe një fushatë lobimi në SHBA, për të sulmuar vendimin e shpalljes "Non Grata".
Gjatë fjalës së tij me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Edi Rama ka thumbuar PD. Rama thotë se ajo ska zënë mend nga humbja e 5 por po shkon drjet të 6 dhe të shtatës.
“Nuk duket se PD-së ka nxjerrë nga humbaja e pestë. i njëti avza që mund të vazhdojë drejt humbjes së 6 dhe të shtatë rradhazi. prodhimi i baltës nuk do të ndalet. Akuzat dhe denoncimet në adresën e kujdo prej nesh që është në shënjestër skanë për të rreshtuar, por ne duhet të jemi të vëmendjshëm ndaj çdo akuze publike, as për të rënë pre e vorbullës ku për fat të keq kemi rënë për një kohë të gjatë.
Duhet të jemi të vëmendshëm për të verifikuar gjithçka ata thonë. Akuza mund të ketë një bazë të vogël faktike. Në këtë pikë sdo ketë asnjë kompromis për këdo dhe për çfarë do arsye, sepse çdo kompromis do të thotë se me duart tona të përgatisim disfatën e mandatit të tretë. Të jemi grumbulles faktesh dhe provash duke veshur një armaturë dhe me ligj të vecantë një ligj më vete platformës së bashkëqeverisjes”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste do të distancohet ndaj kujtdo që mban në ballë logon e PS-së dhe ekspozohet si përfitues i paligjshëm i të mirave publike. PS sipas Ramës nuk do të jetë kurrë streha e dikujt që me veprimet e veta cënon PS-së. KryeministriRama paralajmëroi deputetët e rinj dhe të vjetër se çdo ndërhyrje apo ndikime në tendera apo në mbajtjen në punë të njerëzve të paaftë do të konsiderohet armiqësore me qëllimet e shqiptarëve që kanë votuar Partinë Socialiste.
'Kjo që është sot këtë është skuadra drejtuese e PS, e vendit në 4 vitet e ardhshme. Është skuadra që do t’u përgjigjet qytetarëve për hallet dhe problemet e tyre. Duhet të përgatitemi për vendime jo të lehta, për punë të vështira. Duhet të jenë të gatshme të heqin dorë nga lojërat e dëmshme dhe të padobishme që të luftojmë nepotizmin dhe klilentelizmin. Ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë, për të sistemuar në vende pune njerëz që nuk e meritojnë apo ndikime për në procese tenderash janë armiqësore me qëllimet e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin
Duhet ta ngulni mirë në kokë se ndërhyrjet për të ndikuar në procese tenderash e vendimmarrje, janë armiqësore me qëllimet e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin. Janë të papajtueshme, janë të neveritshme. Janë tradhëtia më e madhe ndaj të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Duhet të jetë e qartë për gjithë familjen tonë politike kur dikush që e ka në ballë logon e PS ekspozohet si përfitues i paligjshëm i të mirave publike faji është i tij, por turpi është i të gjithë neve nëse nuk e vendosim të qartë vijën e kuqe. Duke mos harruar për asnjë çast kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha as mburoja e askujt që me veprimet e veta cënon PS-në. PS nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel mbi vlerat e dhe parimet e saj, por mban përgjegjësi se si reagon ndaj individit në fjalë duke u distancuar prej atij vetë kur hyn opozita.'- tha Rama.
Gjatë një takimi me deputetët e vjetër dhe të rinj, kryeministri Edi Rama tha se ato do të vazhdojnë që të jenë të gjithë një skuadër për të përmbushur misionin e PS-së në krye të punëve të këtij vendi. Rama tha se të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë.
'Shumë prej jush të tjera janë dhe nuk do të jenë në qeveri. Ne do të jemi një skuadër dhe ndryshimet do të jenë në funksion të skuadrës që di t'ia dalë të jetësoj misionin e PS-së që të jetë në kry të punëve të vendit. Nuk do të jetë e tepërt që të falenderoj deputetët që e përfunduan punën e tyre të mandatit të dytë duke dhënë kontributin në Kuvend në periudhën e vështirësive më të jashtëzakonshme për një udhëheqje politike, tërmeti dhe pandemia, pa llogaritur edhe kundërshtinë destruktive të opozitës deri në djegien e mandateve. Puna nuk u ndërpre uniteti i grupit parlamentar nuk u vu asnjëherë në pikë pyetje. Të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë. Duhet ti japim energji të re PS-së. Nis puna në tre hapësira të ushtrimit tona në Kuvend, qeveri dhe parti. Nis puna për 2 fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025 . Populli do të ndajë të njomët nga të thatët. Mandati i tretë do të jetë më i vështiri, pasi do të rikonfirmohet PS-së 4 vite nga sot.'- tha Rama.
Fjalën në takimin me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Edi Rama e ka nisur duke thënë se askush sdo ta zërë vendin e Gramoz Rucit, duke theksuar se ai do të jetë në krahun e tij të djathtë.
“Të dashur shokë shoqe kolegë dhe kolege. Tani që Gramozi sdo ta ketë më barrës që të mbajë fjalime para jush mësohuni që të dëgjoni më shumë nga unë adresimin shokë dhe shoqe. Uroj të keni kaluar pushime të mbara dhe të jeni kthyer me energji të reja për të nisur punën e madhe që kemi përpara në kthimin e borxhit më të madh që po pulli shqiptar i ka dhënë një force politike duke na besuar për të tretën herë privilegjin për të udhëhequr Shqipërinë. Ai do të vijojë të jetë në krahun tim të djathtë. Askujt të mos ivijë keq askush se zë dot atë vend”, tha Rama.
Per komentuesin me emrin Gjynah, Nuk jam as rilindas as me Bashen o Gjynah, por ketu ka humbe shpresa nuk ka kush I del perball Rames.
PërgjigjuJo 3 mandate por edhe 4 mandate Z.Rama I meriton, sepse eshte I vetmi politikan ne Shqiperi qe pritet nga gjithe udheqesit boteror. Bravo Z.Rama
PërgjigjuMire e the o Gjynahqar, kishte lezet si e zbukuroj Sala vendin pas 91, fajde, lek plot ha pi bej qef, solli 97 qitje per qef, cfare gallate or Gjynofqar viktime e injoranec tende. Nejse, fajin e ka US qe eshte pushtuar nga Soros e komunistet dhe godet “shpirtin tend e te Stresit”. Pi kafe e luaj ate 1 mij leksh lloto o Gjynahkar!
Jam dakort me ty Bledi por une mendoj se ju rilindsit pas bashes jeni rraca me e ndyre qe mund te egzistoje. Keto dy levizje tregojne mese miri se Çfare e pret kete vend
Nese nuk rrit rrogat dhe te mbash cmimet nen kontroll, ta harrosh mandatin e rradhes ne 2025. Duhet ta kuptoni se shqiptaret paguajne ushqimet dhe shpenzimet mesatare per te jetuar me 80-90% te rroges. Dhe kjo eshte skandaloze ne vitin qe jetojme. Pavaresisht se kishim termetin apo pandemine. Duhet te gjeni nje menyre qe te detyroni kompanite private te kene rroga dinjitoze, dhe jo rroga qe nuk dalin as per shpenzime minimale jetese. Ne 2025 nuk duhet te kete rroge nen 50-60 mije leke te rinj.
PërgjigjuBizneset skane faj. I ke sinqerisht ato qe shkruan apo thjeshte per te bere oponence?! Nese e ke sinqerisht atehere me thuaj pse rriten cmimet e ushqimeve? Jane rritur me te pakten 10-15%. Po marr vetem qumeshtin. Lufra para 3 vjetesh ka qene 129-135, ne varesi te marketeve. Sot e gjen jo me pak se 149, ka raste dhe 159. Per tre vjet kjo rritje nuk justifikohet. Dhe per me teper qe gjate periudhes se pandemise cmimi i karburantit per transportin ka qene shume i ulet. Vaji floriol, ka qene 189-195 leke litri. Sot e gjen jo me pak se 240. Nderkohe taksat nuk jane rritur te pakten keto tre vjet. Dhe si keto ushqime baze ka plot ka plot me rritje te pajustifikuar. Eshte rritje se nuk ka kontroll nga shteti qe te mbaje cmime te pranueshme ne lidhje me rrogat qe jepen ne Shqiperi.
Te besh ne biznes eshte veshtire per ALB, kur flet per rroga, si thua te rrish papune apo me rroge mjaftueshme, kompanite private kur bie ekonomie te largon nga puna, minimaliste apo maksimaliste, kerkoji shtetit llogari se nese ti don rroge, biznesi paguan taksa me shume nga viti ne vit, se taksat e reja qe nxjerr shteti sa here i teket fut doren te biznesi, ku ti gjej biznesi pagat me pasojat e termetit e pandemi, sdihet sa do te zgjasi, cmimet rriten s'ka blerje e shpenzime shume. Po bota po perballet me falimentime e krize ekonomie, ti kerkon mbi 60 mije lek. Ju dyndeni ne plazhe e kafenete me rroge te ulet gjithe veren s'punoni. Shteti mos te krijoj trysni ekonomise vendit, ul taksat ti japi paga te mira e te mjaftueshme.
Per pushime sbehet fjale qe te bejne dot shqiptaret. Sivjet cmimet e hoteleve skandaloze, nje familje mesatare sben dot me pushime.
Tani i duhet të riparojë deputetët e rinjë dhe të vjetë që t’ia votojnë serbin e zgjatur gjer në Sarand !
Përgjigjupo hiq elisa spopiropalin se ka vjedh me burin salarjon totaj.salarjoni eshte ordiner.