Politikë

Rama paralajmëron zyrtarët: Nuk do presim SPAK-un për të korruptuarit në administratë, do jemi kërkues provash! Do bëjmë ligj të veçantë

27 Gusht 2021, 19:40| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 20:50

  • Share

Kryeministri Edi Rama në takimin me deputetët e rinj dhe të vjetër tha se nuk do presin që SPAK të merret me çdo vatër dhe nuk do mbyllin sytë para rasteve korruptive. Rama tha se edhe qeveria do të hetojë çdo sinjalizim për zyrtarë të korruptuar dhe se do të ketë një ligj të vecantë.

“Ne duhet të jemi të vëmendshëm  ndaj çdo akuze publike për të verifikuar çdo gjë dhe për të ndarë me objektivitet shumicën e dokrrave. Në këtë pikë nuk do ketë asnjë kompromis për askënd dhe për asnjë arsye. Për çdo kompromis që me duart tona përgatisim disfatën e mandatit të tretë që duhet të jetë një pastrim i mëtejshëm i organeve të drejtësisë. Duhet të shoqërohet me një ofensivë frontale. Nuk do presim që SPAK të merret me çdo vatër. Do jemi kërkues, hulumtues dhe grumbullues faktesh dhe prova duke veshur me armaturë edhe me ligj të veçantë dhe duke mbyllur në një kohë të shpejtë rrethin e shërbimeve digjitale për publikun. Do nxjerrim së shpejti elektronikisht në pah edhe falë qytetarëve të gjitha pikat ku ngecin shërbimet e shtetit për qytetarin dhe bizneset. Do ketë përfshirje më të madhe të partisë dhe grupeve të internetit. E drejta për të shërbyer triumfojë në raport me drejtën e marrë arbitrarisht për t’u shërbyer interesave vetjak”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Mandati i 3, Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin: Do vijojnë në të njëjtat poste! Nisim punën për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe parlamentare 2025


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?