Politikë

Rama me deputetët e rinj dhe deputetët e vjetër: Ruçi do vijojë të jetë në krahun tim të djathtë, askush nuk e zë dot vendin e tij

27 Gusht 2021, 19:18| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 19:56

  • Share

Fjalën në takimin me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Edi Rama e ka nisur duke thënë se askush sdo ta zërë vendin e Gramoz Rucit, duke theksuar se ai do të jetë në krahun e tij të djathtë.

“Të dashur shokë shoqe kolegë dhe kolege. Tani  që Gramozi sdo ta ketë më barrës që të mbajë fjalime para jush mësohuni që të dëgjoni më shumë nga unë adresimin shokë dhe shoqe. Uroj të keni kaluar pushime të mbara dhe të jeni kthyer me energji të reja për të nisur punën e madhe që kemi përpara në kthimin e borxhit më të madh që po pulli shqiptar i ka dhënë një force politike duke na besuar për të tretën herë privilegjin për të udhëhequr Shqipërinë. Ai do të vijojë të jetë në krahun tim të djathtë. Askujt të mos  ivijë keq askush se zë dot atë vend”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Mandati i 3, Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin: Do vijojnë në të njëjtat poste! Nisim punën për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe parlamentare 2025


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?