Kronikë

Në krye të detyrës kontrollorët e kthyer pas apelit të Qeverisë! Balluku: Plani i pengmarrjes dështoi, drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë

9 Prill 2021, 07:46| Përditesimi: 9 Prill 2021, 14:52

  • Share

Ora 9:00 e ditës së sotme shënoi fundin e krizës më shumë se 48 orëshe të krijuar në Aeroportin e Rinasit pasi pjesa më e madhe e kontrollorëve të AlbControl lanë punën. Rikthimi i normalitet në Rinas vjen pasi në një pjesë e kontrollorëve që lanë punën janë rikthyer, pas thirrjes të bërë nga kreu i qeverisë dhe Ministrja Belinda Balluku.

Ndërkohë kanë ardhur kontrollorë nga Turqia dhe Greqia. Burime për Report Tv bëjnë me dije se aktualisht kontrolli i trafikut ajor po bëhet me kontrollorët shqiptarë dhe të huaj janë në gadishmëri nëse situata përsëritet. Burimet thonë se të huajt janë në Tiranë por jo te kulla. Ata po qëndrojnë këtu për çdo rast që situata të mos ketë mundësi për tu ribllojuyar.

Tashmë situata është në kontroll të plotë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njofton gjithashtu se kontrollorët e kthyer në punë janë në krye të detyrës. Teksa nënvizon se plani i pengmarrjes dështoi, Balluku bën thirrje që drejtësia të zbardhë ngjarjen.

"Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi", shkruan Balluku.

Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës u bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit ndërkohë që dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. 

Për situatën e krijuar por edhe për faktin se greva nga kontrollorët është e ndaluar me ligji policia ka arrestuar  tre kontrollorë të trafikut ajror,  kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga AlbControll,si nxitës të bllokimit të punës në Rinas.

 

Ora 11:40
Normalizimi i situatës, Balluku: Plani i pengmarrjes dështoi! Kontrollorët e kthyer janë në krye të detyrës

1617877708_balluku.jpg

Situata në AlbControl është në normalitet të plotë. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bëri me dije se kontrollorët e kthyer në punë janë në krye të detyrës.

"Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi", shkruan Balluku.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tosi: 09/04/2021 11:15

    Deshtoi dhe perpjekja e fundit e Nafije dybekut te leshitlikes me ceten e saj te militanteve brenda Albcontrollit per te bllokuar hapesiren ajrore te Shqiperise. Nje shkak me shume per qytetaret e shqiperise per ta nxjerre me shqelma nga sistemi politik sektin naziskin te minisrave dhe drejtoreve superhajdute te leshelise. Me 25 prill leshelija per skrap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?