Politikë

Më shumë se 500 lëkundje tërmeti u regjistruan në ishujt e Greqisë prej 24 janarit

3 Shkurt, 09:58| Përditesimi: 3 Shkurt, 10:09

  • Share


 

Ishulli i Santorinit

Pak para orës 06:00 të mëngjesit (ora lokale) gati 10 tërmete me magnitudë nga 2.1 deri në 3.8 të shkallës Rihter kanë rënë njëri pas tjetrit. Aktiviteti sizmik i shfaqur në faqen e internetit të Institutit Gjeodinamik është tronditës, pasi duket se një tërmet i ri ndodh pothuajse çdo 5 minuta. Ishujt Santorini, Anafi dhe Amorgos janë në gatishmëri, pasi lëkundjet duket se po vazhdojnë.

Në orën 07:10 dhe 07:11, dy pasgoditje me magnitudë 4.2 u regjistruan në të njëjtën zonë, konkretisht 26 km dhe 23 km në veriperëndim të Anafit. Sipas zëvendësdrejtorit të Institutit Gjeodinamik të Athinës, Vasilis Karastathis, që nga mbrëmja e së dielës (2 shkurt)  epiqendrat e lëkundjeve po zhvendosen drejt veriut dhe lindjes së Santorinit.

Siç shpjegoi ai në një intervistë për median greke ANT1, numri i tërmeteve në Kiklade ka tejkaluar 500 që nga fillimi i aktivitetit, 24 janar 2025 duke bërë që ishujt Amorgos, Anafi dhe Santorini të jenë në gatishmëri për një tërmet më të madh.

Kiklade është arkipelagu në detin Egje në juglindje të Greqisë që përbëhet nga rreth 220 ishuj, nga të cilët më të njohurit janë Santorini, Mykonos, Paros, Naxos, Milos, Syros, Amorgos dhe Anafi.


Lajmi kryesor:

Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, ankth në Santorini! Banorët kalojnë natën jashtë, anijet dhe avionët mbushen plot, mbyllen shkollat


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?