Kryeministri Rama foli gjatë prezantimit të raportit të OECD për administratën publike. Rama bëri batuta duke folur për korrupsionin, pasi tha se edhe nëse merr një gjerman në zyrat shqiptare do korruptohet, ndërsa një shqiptar që korruptohet këtu, nuk do ketë më mundësi të korruptohet nëse punon në një zyrë në Gjermani.
Kjo pasi problem është sistemi dhe jo individët.
'Nëse nuk modernizohet sistemi, nuk zgjidhet vetëm me anën represive të shtetit. Gjermanët nuk janë nga natyra të korruptueshëm, nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm. Por kanë sistem që e bën të vështirë. Shqiptarë në Gjermani që hipin në makinë pa rrip sigurimi nuk ka, në Shqipëri punonjësi i ambasadës gjermane i jep makinës pa rrip. Është sistemi. Më sillni ca gjermanë ti çoj në një zyrë ku ka problematika të tilla, dhe do i shihni pas 40 ditëve. Kemi bërë transformim të madh.
Nëse do ta gënjesh një popull bëja gënjeshtrën sa më të madhe dhe bëja sa më shpesh. Kështu funksionoi asokohe për të ndërtuar figurën djallëzore të hebrenjve. Edhe në prokurimet publike po punojmë për një model të IA. Që të jenë shumë herë më tepër më transparente. Po punojmë me Microsoft në mënyrë intensive, kemi siguruar të drejtën e autorit dhe do ja shesim dhe ndonjë vendi të BE-së po ta kërkoj do ja japim.'
Lajmi kryesor:
Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional
G.K/I.M/ReportTv.al