TIRANE- Një raport i OECD/ SIGMA, një nismë e Bashkimit Evropian, pikat kryesore të të cilit u bënë publike sot në Tiranë nga drejtuesi Gregor Virant, e rendisin Shqipërinë në vend të parën ndër vendet e Ballkanit për administratën publike dhe prokurimet publike
Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë të qartë me rekomandime për hapat e ardhshëm.
Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri” drejtuesi i Programit SIGMA të OECD-së, Gregor Virant renditi pikat më të forta e më të dobëta.
Keni qenë vendi më i dedikuar. Nuk kemi bërë kompromis profesional por kemi njohur atë çfarë është e mirë. Pika më e fortë, dixhitalizimi.
Pika më e fortë është dixhitalizimi. Keni bërë progress të madh. Në mënyrë shumë inteligjente keni njohur rëndësinë e miratimit të elementëve kryesorë. Jeni shumë pranë mesatares së BE për këtë pjesë të këtij indikatori.
Së dyti keni legjislacion solid. Pikëzimi juaj sa i takon legjislacionit është përafruar me 81% me BE. Pikëzim shumë i lartë. Keni udhëheqje të fortë politke. Kjo tregon se po I kushtoni shumë vëmendje.
Së treti Nëpunësit tuaj civil janë relativisht të kënaqur me punën e tyre. 86 % e tyre janë të kënaqur e të përkushtuar.Pika e dobët?
"Niveli i lartë i drejtuesve nuk plotëson tërësisht standardet e bazuara në meritë. Jemi të gatshëm ta projektoni në mënyrë që garanton kompetencën që është themelore. Së dyti besimi mes ministrave dhe drejtuesve të nivelit të lartë duhet të jetë funksionale. Ka shumë çështje të mbartura administrative në gjykatë, tha Virant.
SIGMA shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në reformën në administratë.
Vlerësimet e drejtorit të SIGMA, ishin edhe për vullnetin politik për t’i bërë gjërat më mirë apo edhe kritikat sa i përket perceptimit të korrupsionit apo edhe të politizimi të drejtuesve të nivelit të lartë në administratë i komentoi, Kryeministri Rama, i cili zgjidhjen e gjen te teknologjia.
'Për të gjithë atë çka ne na jep ky proces në aspektin e dijes, dëshiroj ti shpreh mirënjohjen time SIGMËS dhe organizatës që punojnë me të dhënat dhe me faktet e Ballkanit Perëndimor. Një burim i pazëvendësueshëm dije dhe sigurisht nga njëra anë shumë inkurajuese që nga ky burim i padyshimtë për profesionializmin të marrim vlerësime, por edhe shumë nxitëse që po nga ky burim të marrim dije mbi çfarë mbetet për tu përmirësuar dhe adresuar. Ngritja e një administrate publike për familjen e Europës të bashkuar, është një ushtrim kompleks.
Besoj se të qenit në mes të Europës dhe të pasurit të bekimit të qenit europian për tu bërë pjesë e BE-së, është një e dhënë që garanton optimizmin për të ardhmen, që nuk i garantohet një vendi me të kaluarën si e jona. BE dhe mekanizmat e tij janë e vetmja forcë lëvizëse në këtë botë që mund të japin një vendi si i yni me traditë të varfër në administratë instrumentet për të realizuar këtë mision.
Është shumë gjë e madhe për ne që SIGMA të vlerësojë Shqipërinë në krye për prokurimet publike. Jemi duke punuar për një model të Inteligjencës Artificiale dhe aty, që edhe tek prokurimet publike, si tek shërbimet publike ne të kemi në një masë shumë të madhe instrumentin teknologjik që bën procesin” tha Rama.
Për Kryeministrin inteligjenca artificiale do të përdoret edhe për evidentimin dhe pastrimet nga legjislacioni të dublikimeve apo përplasjeve.
“Është shumë e vërtetë ajo që tha z. Virant që ne kemi në nivelin e ligjeve ne jemi shumë të vëmendshëm. Në nivelin e dytë, akteve nënligjore, kemi shumë mbivendosje. Me modelin e inteligjencës artificiale që kemi krijuar për integrimin në BE Do ta pastrojmë, ky është një proces që ka nisur dhe unë besoj se në mandatin e katërt do të pastrojmë të gjithë pjesën e barit të keq në lëndinën e legjislacionit tonë”
Më tej Rama, tha se këto përparime vijën pasi shqiptarët janë nga popujt më pro-evropianë në rajon, ndërsa me një ministër të dedikuar për administratën publike ka bërë të mundur orientimin e reformave në drejtimin e duhur.
'Kur zoti Virant foli për përplasjen mes legjislacionit që është një adoptimi i legjislacionit europian dhe kulturës së vendeve të BE, një kulturë jo fort e gatshme për t’iu përgjigjur legjislacionit me vënien në jetë të atij legjislacioni. Besoj se thelbi është tek institucionet, tek kultura e institucioneve jo tek kultura e personave. Duke na munguar kultura e institucioneve, e shtresuar në shekuj, siç është në Gjermani apo Francë, ne kemi një hendek shumë të madh për të mbushur. Këtu vijmë te BE-ja dhe SIGMA. Vijmë te edukimit institucional i cili në këtë periudhë që në këtë periudhë është vënë më shumë në qendër të vëmendjes së më parë.
Vijmë tek informimi i të gjithë aktorëve. Dhe te vullneti politik. Të gjitha këto janë me shumë shpresë, është presioni i dyfishtë i publikut që është më europiani. Dhe presioni i BE për të marrë prej nesh provën e përmbushjes së kritereve. Jemi në një pozicion ku shumë kush do të donte të ishte. Duke pasur popullin më pro evropian dhe pro BE-së, kemi një bazë shumë të fortë që bën që gjithë reformat të kenë mbështetjen e domosdoshme pa të cilën është vështirë të ndërmerren reforma. E vërtetë duke vendosur një ministër të dedikuar për administratën publike, kemi bërë një hap në drejtimin e duhur.'
E pranishme në prezantimin e raportit të OECD/SIGMA, ministrja e shtetit për Administratën dhe Antikorrupsionin, paralajmëroi ndryshime ligjore.
“Brenda marsit për konsultim publik, ndryshimet në ligjin e nëpunësit civil si dhe ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës civile”
Administrata civile dhe prokurimet publike, janë një prej kapitujve themelorë në procesin e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.
Gjetjet e raportit të SIGMA-s, janë burimi kryesor i vlerësimit të Komisionit Evropian në fushën e Administratës Publike në Raportet vjetore të Progresit. Vlerësimi i parafundit për Shqipërinë është kryer në 2021. SIGMA është një nismë e përbashkët e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe BE-së.
Kryeministri Rama foli gjatë prezantimit të raportit të OECD për administratën publike. Rama bëri batuta duke folur për korrupsionin, pasi tha se edhe nëse merr një gjerman në zyrat shqiptare do korruptohet, ndërsa një shqiptar që korruptohet këtu, nuk do ketë më mundësi të korruptohet nëse punon në një zyrë në Gjermani.
Kjo pasi problem është sistemi dhe jo individët.
'Nëse nuk modernizohet sistemi, nuk zgjidhet vetëm me anën represive të shtetit. Gjermanët nuk janë nga natyra të korruptueshëm, nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm. Por kanë sistem që e bën të vështirë. Shqiptarë në Gjermani që hipin në makinë pa rrip sigurimi nuk ka, në Shqipëri punonjësi i ambasadës gjermane i jep makinës pa rrip. Është sistemi. Më sillni ca gjermanë ti çoj në një zyrë ku ka problematika të tilla, dhe do i shihni pas 40 ditëve. Kemi bërë transformim të madh.
Nëse do ta gënjesh një popull bëja gënjeshtrën sa më të madhe dhe bëja sa më shpesh. Kështu funksionoi asokohe për të ndërtuar figurën djallëzore të hebrenjve. Edhe në prokurimet publike po punojmë për një model të IA. Që të jenë shumë herë më tepër më transparente. Po punojmë me Microsoft në mënyrë intensive, kemi siguruar të drejtën e autorit dhe do ja shesim dhe ndonjë vendi të BE-së po ta kërkoj do ja japim.'
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në raportimin e OECD për administranë publike. Rama vlerësoi procesin e digjitalizimit në shërbime publike, teksa 95% e shërbimeve janë online. Më tej Rama tha se janë kryer 47 mln ndërveprime online mes administratës publike dhe qytetarëve që ka kursyer mjaft nga pritjet në radhë dhe sportele.
'Me digjitalizimin e shërbimeve publike jemi vend lider në rajon dhe ndër vendet e cilësuara në nivelin e parë për sa i përket shërbimeve online dhe në Europë. 95% të shërbimeve e kemi online. Ka pasur 47 mln ndërveprime mes administratës dhe qytetarëve që përndryshe do kishin 47 mln vajtje në radhë, pritje para sportelit, raste ku mund të hynte në mes bakshishi. Ne kemi në nivelin e legjislacioni primar jemi shumë të vëmendshëm dhe vlerësime janë të mirëserardhura, se bëhet fjalë për adoptim të legjislacionit.
Jam shumë optimist për faktin se me modelin e IA-së për integrimin. Po bëjmë një radiografi për gjithë legjislacionin dhe akteve ligjore mos ka mbivendosje. Do pastrojmë gjithë pjesën e barit të keq në legjislacion. Prokurimet publike një pikë ku shihet progresi i bërë në luftën kundër korrupsionit nga ana e modernizimit. Shumëkush, edhe miqtë tanë janë të anës perëndimore të botës sonë demokratike, besojnë se korrupsioni është një trashëgimi jo e lehtë, ilaçin e tij ka kap arresto dëno dhe vazhdo. Jo. Kjo është vetëm njëra anë. Më e vështira është modernizimi i gjithë sistemit.'
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e raportimit të OECD/SIGMA për administratën publike. Rama vlerësoi punën e ministres Adea Pirdeni në krye të ministrisë së shtetit për Administratën Publike. Ndërsa tha se mbetet shumë punë për të bërë lidhur me menaxhimin e lartë administrativ.
'Unë jam shumë i kënaqur të dëgjoj edhe këtu këtë vlerësim, jam shumë dakord, e kam parë ministren që të udhëheq këtë proces ku duhet bërë edhe sakrifica e leximit të mijëra faqeve të shkruara europianisht që janë të tmerrshëm nga mungesa e elementit poetik, por ndryshe nuk arrin dot mekanizmat, e rëndësishme të ecet në të njëjtin drejtim. Kjo sinergji e krijuar mes Komisionit Evropian që negociojnë me Shqipërinë dhe me pjesë të caktuara që funksionojnë si SIGMA, ne na kanë dhënë avantazh.
Shpreh dakordësinë edhe me një element. Jam i palumtur me mënyrën si kemi ecur dhe cilësinë që kemi në top management në administratën publike. Kemi shumë punë për të bërë dhe do mirëpresim çdo ndihmë, si mund të adresojmë këtë problematikë. Jemi në fazë historike me procesin e reformës në drejtësi, me çlirimin e drejtësisë nga duart e politikës. Proceset e punës në administratë dhe punë ekzekutive që lidhen me vendimmarrjen deri te prokurimet nuk janë të lehta për tu administruar dhe nuk janë të lehta për tu gjykuar.
Në tërësinë e të gjithë punëve të mirë në luftën ndaj korrupsionit kemi dhe tkurrje të administratës si ndjenjë e pasigurisë e ekseseve në administrim. Kemi bërë shumë përpjekje për të lehtësuar qytetarët në raport me një administratë që ka qenë e papërgatitur qytetarëve siç përgjigjet administrata gjermane. Edhe ne ballkanasit nuk jemi dhe aq vetëm se kemi dhe fqinj në BE që nuk shkëlqejnë në përgjigjen ndaj qytetarëve.'
Po ti bie brenda me kembet e tua! Nuk kemi shtet te forte, prandaj kemi korrupsion!!! Kush e drejton shtetin prej 12 vjetesh? Ti mor zoteri! Akoma e kaluara ta ka fajin? Mos shpalos flamurin e arritjeve ne drejtesi, por perulesisht prano fajet e tua, qe e lejove korrupsionin e bashkepunetoreve te tu, te te lulezoje nen hunde! Po si nuk ke nje fije burreri te besh nje “Mea Culpa”, se ndoshta do te fitojendonje pike ne prag zgjedhjesh?
PërgjigjuNuk ka nevoj per Gjerman . Ti edhe Ministrite i mbushe me hajdut.
Përgjigjumilitantizimi ne administrate eshte rrenja e korupsionit
Përgjigju