Politikë

Raporti i OECD për administratën publike, Rama: Ministrja Pirdeni ka udhëhequr me sakrifica! Administrata jonë do i përgjigjet qytetarëve si gjermanët

4 Shkurt, 13:18| Përditesimi: 4 Shkurt, 14:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në prezantimin e raportimit të OECD/SIGMA për administratën publike. Rama vlerësoi punën e ministres Adea Pirdeni në krye të ministrisë së shtetit për Administratën Publike. Ndërsa tha se mbetet shumë punë për të bërë lidhur me menaxhimin e lartë administrativ.

'Unë jam shumë i kënaqur të dëgjoj edhe këtu këtë vlerësim, jam shumë dakord, e kam parë ministren që të udhëheq këtë proces ku duhet bërë edhe sakrifica e leximit të mijëra faqeve të shkruara europianisht që janë të tmerrshëm nga mungesa e elementit poetik, por ndryshe nuk arrin dot mekanizmat, e rëndësishme të ecet në të njëjtin drejtim. Kjo sinergji e krijuar mes Komisionit Evropian që negociojnë me Shqipërinë dhe me pjesë të caktuara që funksionojnë si SIGMA, ne na kanë dhënë avantazh.

Shpreh dakordësinë edhe me një element. Jam i palumtur me mënyrën si kemi ecur dhe cilësinë që kemi në top management në administratën publike. Kemi shumë punë për të bërë dhe do mirëpresim çdo ndihmë, si mund të adresojmë këtë problematikë. Jemi në fazë historike me procesin e reformës në drejtësi, me çlirimin e drejtësisë nga duart e politikës. Proceset e punës në administratë dhe punë ekzekutive që lidhen me vendimmarrjen deri te prokurimet nuk janë të lehta për tu administruar dhe nuk janë të lehta për tu gjykuar.

Në tërësinë e të gjithë punëve të mirë në luftën ndaj korrupsionit kemi dhe tkurrje të administratës si ndjenjë e pasigurisë e ekseseve në administrim. Kemi bërë shumë përpjekje për të lehtësuar qytetarët në raport me një administratë që ka qenë e papërgatitur qytetarëve siç përgjigjet administrata gjermane. Edhe ne ballkanasit nuk jemi dhe aq vetëm se kemi dhe fqinj në BE që nuk shkëlqejnë në përgjigjen ndaj qytetarëve.'


Lajmi kryesor:

Raportimi i monitorimit për administratën e prokurimet, OECD: Pikë e fortë, dixhitalizimi, keni legjislacion solid! Rama: Në vëmendje edukimi institucional


G.K/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?