Komisariati Nr.5

Kronikë

“Më thanë hajde të pimë kafe”, zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng në Tiranë: Më kërkuan borxhin e djalit, pastaj më përcollën me taksi

15 Shtator, 15:20| Përditesimi: 15 Shtator, 15:24

  • Share

1757942579_komisariatinr5.jpg

56-vjeçari Përparim Mehmeti u mbajt peng për disa orë në Tiranë nga dy të rinj, shokë të djalit të tij, por ndaj tij nuk u ushtrua dhunë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka mundur të zbardhë dëshminë e 56-vjeçarit para grupit hetimor.

Ai ka thënë se dy të rinjtë e ndaluan në rrugë dhe ju prezantua si shokë të djalit, duke i thënë që do të konsumonin kafe.

Pasi shkuan në lokal, aty e mbajtën për disa orë por nuk ushtruan dhunë. Këtë e pohoi në polici edhe vetë 56-vjeçari, i cili deklaroi që dy të rinjtë i kërkonin borxhin që i kishte djali i tij, i cili jeton jashtë shtetit.

Pasi e mbajtën peng disa orë, e përcollën me taksi për në banesë.

“Dy persona më ndaluan në rrugë dhe më thanë hajde se do pimë kafe. Nuk i njihja asnjërin prej tyre por kur më thanë se ishin miq të djalit tim shkova. Më pas më mbajtën për disa orë në një lokal duke ngrënë e duke pirë dhe më kërkuan që t'u jepja atë se çfarë djali im, që jeton jashtë vendit, ua kishte borxh atyre. Më pas më porositën dhe taksi për t’u larguar. Nuk më dhunuan”.

Pas denoncimit të 56-vjeçarit, policia kqyri pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe bëri identifikimin e dy të rinjve, E.Z dhe E.N, të dy 28 vjeç, dhe i shpalli në kërkim.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Mbajtën peng 56-vjeçarin pas një konflikti me djalin e tij, më pas e liruan dhe e dërguan me taksi në shtëpi! Shpallen në kërkim dy të rinjtë


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?