Drejtoria e Policisë Tiranë

Kronikë

Tiranë/ Mbajtën peng 56-vjeçarin pas një konflikti me djalin e tij, më pas e liruan dhe e dërguan me taksi në shtëpi! Shpallen në kërkim dy të rinjtë

15 Shtator, 12:57| Përditesimi: 15 Shtator, 15:26

  • Share

Tiranë- Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga Policia e kryeqytetit pasi dyshohet se kanë rrëmbyer për disa orë 56-vjeçarin Përparim Mehmeti. 

Në njoftimin zyrtar për mediat bëhet me dije se 28-vjeçarët me iniciale E.Z dhe E.N, e mbajtën peng për shkak të një konflikti që të rinjtë kishin me djalin e tij.

Mësohet se 56-vjeçari Mehmeti u mbajt për disa orë në një lokal nga dy të rinjtë. Aty ata kanë konsumuar edhe ushqim, por nuk e kanë dhunuar apo goditur 56-vjeçarin. Pas disa orësh e liruan, madje i porositën edhe taksi që të shkonte në banesë.

Sipas informacioneve, ata kishin konflikt jashtë shteti me djalin e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:

shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij. Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi sot policia.

Report Tv ka siguruar edhe dëshminë që dha në polici 56-vjeçari, i cili ka pohuar që dy të rinjtë ju prezantuan si shokë të djalit dhe i kërkuan të shkonin për kafe. Motiv i konfliktit të djalit të tij me dy të rinjtë, ka qenë një borxh.

Ndërkohë, uniformat blu vijojnë punën për kapjen e dy të rinjve.

Ora 15:20
“Më thanë hajde të pimë kafe”, zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit që u mbajt peng në Tiranë: Më kërkuan borxhin e djalit, pastaj më përcollën me taksi

1757942579_komisariatinr5.jpg

56-vjeçari Përparim Mehmeti u mbajt peng për disa orë në Tiranë nga dy të rinj, shokë të djalit të tij, por ndaj tij nuk u ushtrua dhunë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, ka mundur të zbardhë dëshminë e 56-vjeçarit para grupit hetimor.

Ai ka thënë se dy të rinjtë e ndaluan në rrugë dhe ju prezantua si shokë të djalit, duke i thënë që do të konsumonin kafe.

Pasi shkuan në lokal, aty e mbajtën për disa orë por nuk ushtruan dhunë. Këtë e pohoi në polici edhe vetë 56-vjeçari, i cili deklaroi që dy të rinjtë i kërkonin borxhin që i kishte djali i tij, i cili jeton jashtë shtetit.

Pasi e mbajtën peng disa orë, e përcollën me taksi për në banesë.

“Dy persona më ndaluan në rrugë dhe më thanë hajde se do pimë kafe. Nuk i njihja asnjërin prej tyre por kur më thanë se ishin miq të djalit tim shkova. Më pas më mbajtën për disa orë në një lokal duke ngrënë e duke pirë dhe më kërkuan që t'u jepja atë se çfarë djali im, që jeton jashtë vendit, ua kishte borxh atyre. Më pas më porositën dhe taksi për t’u larguar. Nuk më dhunuan”.

Pas denoncimit të 56-vjeçarit, policia kqyri pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe bëri identifikimin e dy të rinjve, E.Z dhe E.N, të dy 28 vjeç, dhe i shpalli në kërkim.

Xh.K/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?