Zbërthimi i Sky ECC, arrestohet me urdhër të SPAK kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka! 3 masa sigurie arrest me burg (EMRAT)

29 Korrik, 09:00| Përditesimi: 30 Korrik, 12:09

  • Share

VLORË- Me urdhër të SPAK, është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se GJKKO ka lëshuar edhe masat e sigurimit arrest me burg për avokatin Radovan Çela, Astrit Vladi dhe ish-Oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, aktualisht kandidate për prokurore. Për këta të tre ende nuk është ekzekutuar urdhër arresti. 

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se agjentët e BKH- së kanë zbarkuar disa herë në ambientet e Prokurorisë së Vlorës gjatë këtij muaji dhe kanë marrë edhe disa dosje. Ndërkohë, ndërhyrja për arrestimin e Zarkës është bërë mëngjesin e sotëm, 29 korrik, nga agjentët e BKH-së. Këta të fundit i kanë zbarkuar në banesë kryeprokurorit të Vlorës duke i vënë prangat. Ndaj Zarkës rëndon akuza për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Ky operacion i SPAK është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC, bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com. Vetë Zarka sipas burimeve, nuk rezulton të ketë profilin e tij në aplikacionin Sky ECC, por rezulton që emri i tij të ketë dalë nga komunikimet mes personave të tjerë. 

Nuk dihet ende se për çfarë janë arrestuar, ndërsa SPAK ende nuk ka dalë me një deklaratë për mediat. Prokurori që po e heton çështjen është Klodian Braho, ndërsa urdhër arrestet janë firmosur nga gjyqtari Ejon Bani.

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

EMRAT
1- Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë Vlorë (arrestuar)
2- Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e Krimeve të Rëda dhe Hetuese në BKH, masë sigurimi arrest me burg
3- Radovan Cela, masë sigurimi arrest me burg
4- Astrit Vladi, masë sigurimi arrest me burg

1722244644_page.jpg

 

Avokati Radovan Çela dhe Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka

Ora 10:11
Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

 

Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka u arrestua sot me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga KPK vetëm një muaj më parë, më 28 qershor 2024.

Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët,  gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme dhe për katër denoncime të dorëzuara në KPK nga publiku.

Procesi i vetingut për prokurorin Zarka u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/07/2024 01:00

    Po te ishte thjesht permendur emri ne biseda te te treteve ne Chat,SPAK-U,BKH vetem do t'a kishin urdheruar te paraqitej e t'ju pergjigjej pyetjeve e me pas edhe mund t'a kishin vene ne pergjim ne gjendje te lire,por fakti qe e arrestuan,tregon qe ne kete histori ka shume me teper se sa tregojne,por besoj si pjese e sekretit hetimor kaq lejohet per mediat dhe publikun.

    Përgjigju
  • Vipi Vlorë: 29/07/2024 20:52

    O do bëheni njerëz e do i jepni hakun qytetarëve ndryshe do u sh... familjet SPAK-u edhe në ëndërr do u dali o plehra duke filluar që nga ASHK Vlorë, ATP e me rradhë, s'keni parë gjë akoma.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 29/07/2024 18:16

    Magjistratia e te re qe do bente drejtesi si shume shoke dhe shoqe te saj, disa magjistrateve u kane shkarkuar baballaret per dhjamosje, dhe nje pjese te magjistrateve u jane denuar baballaret e mamallaret per korrupsion dhe kane pranuar si magjistrate femijet e tyre, me te cilet I kane zevendesuar dhe te cilet jane te etur per te bere drejtesi si prinderit e tyre.

    Përgjigju
  • Feriz: 29/07/2024 13:02

    Ah, nuk e paskan arrestu per ceshtjen e Belerit ku Zarka me policet militante ramiste e kopsiten rendshem "blerjen " e votave. Ndaj qeka merzit ene Rama.

    Përgjigju
    • Biku: 29/07/2024 14:07

      Ku ti keni, ti dhe beleri

  • ERA: 29/07/2024 13:00

    KPK pasi i mori leket dhe e kaloj vetigun pas nje muaj e arreston si ju shpetoje ketyre te vetingut se keta edhe nuk ankuan kjo OMN e famshme apo do ta ankimoje tani vendimin e KPK se nuk e dinte ose nuk e ankimon se edhe ajo ka marre nje dore te mire edhe keto te OMN dhe KPK dhe KPA jane bere nje korr i bukur marrin leket i kalojme dhe pastatj i themi SKAPI te partise ti arrestoje. po vetem nje pyetje kam nga sa e keni bere pasari se numeren me nga 6 zero mbrapa EURO po po mos i keni bere nga dy numra me nga gjashte zero keni filluar tani turp i madh per te KPK, OMN, KPA, KLGJ, KLP a shfar merash te tjere ka ketu ne kate rrotullhane shqipetare

    Përgjigju
  • iliriu: 29/07/2024 12:49

    Personalisht po ju them ; po nuk u vu dore realisht mbi gjykatat,mbi prokurorite ,mbi burgjet,mbi policin?-ky vend nuk ka te ardhme.Nuk flitet per problemet sociale qe as ne shkolla nuk trajtohen,as neper institucione sociale ,as ne familje as ne shoqeri,-lere pastaj nepere burgje,o mjerr ne; Vend ku fitoi injorntet,putanat dhe qelbesirat;mos kujtoni se u be Spak dhe po rregullohet,jo jo eshte nje show tv ,per gjasme politikanet,apo tek tik ndonje qeveritar.perdite degjojme Idajet Beqrin,Spartak Ngjelen,Romeo Karan ,Arben Mecen etj ... por u lodhem.me ata le te bejne cfar te duan,por me popullin jo,dhe me e rendesishmja nuk e mbron kush? Kush thoni Ju?Avokatet?ha ha .... Jane ish prokuroret dhe ish gjyqtaret po ua them me plot gojen jane nje grup kurvash te pispullosur ashje,gjejne trruget per te fituar,sepse kane akoma shokete tyre neper prokurori&gjykata,falsifikojne shkresat dhe vec marrin leke,per nje djal 22 vjec qe e kapin me pak ashasah e rrjepin nmje familje te gjalle ,e detyrojne te shesi shtepine per te paguar.Zoti Manja ! mu pergjigj kush e mban pergjegjesine per ata te burgosur edhe se kane kryer denimin dhe kan dal nga burgu ligjerisht akoma mbahen neper burgje,cohu lere partin se ne rradhe te pare je baba shko kontrolloji burrgjet eshte per tu uleritur,Dhe e fundit avokatet bashkepunojne me prokuroret ku marin leke nuk bejne rekurs ne gjykate te vendimeve,dhe familjareve ua servirin si pa mundesi ,pasi eproret e tyre ne zyrat e avokatise i kane marr pagesat por duan akom leke nga familjaret persionalisht ,O zot o Qamet,vaj medet,i befshin q

    Përgjigju
  • Niku: 29/07/2024 11:34

    Si gjithmon KPK ju jane veshur syte nga milionat,,, e kam thene gjithmon qe KPK eshte KÇK (kap ça te kapesh)..

    Përgjigju
  • Labi: 29/07/2024 11:22

    Qenka muhabeti Toyota Yaris, pasi Vladit ju kapën eurot e ja kthyen, ky Radovani avokati Vladit, kjo çupa ka pas punuar aty dhe ky flloshi qr ka ndërhyrë për ta zgjidhur. Keq e paska dhe Taulanti prandaj Skënderbeu e zbythi

    Përgjigju
  • Alb: 29/07/2024 11:12

    Nje dite te mir se ka ba shqipnija per 92 e sote vetum korrupsoj shkatrrim. Lavdi PPSH

    Përgjigju
    • Or tej: 30/07/2024 04:09

      Korrupsionin e kemi te pranishem qysh kur u formuam si shtet or teeeejjjjj

  • pastrimi: 29/07/2024 09:42

    plehre dhe bandit. nje wwc me pak. bravo edi rama. ka ber thagma

    Përgjigju
    • Po mer taj po: 30/07/2024 09:54

      Po emerimi i kujt edhte ky? Po te gjithe ne Vlore nga kush jane emeruar? Nuk ka fituar parti tjeter ne Vlore qe ne 97. Tani ka filluar nje strategji tjeter per vitin zgjedhor. Meqe i ka dale nami per koka e krimit te organizuar filloi e po ben te vetet kurban. Jo se keta qe po arrestohen nuk e meritojne, por ky ka 12 vjet qe nuk ka lene pisllik pa bere me te fortet e Vlores, edhe duke ju mbyllur veprat penale te korruptuareve te institucioneve qe cfare nuk po ju bejne njerezve, edhe nuk i ka hyre gjemb ne kembe. Perse tani? Pastaj eshte edhe teknika tjeter. E mbulon nje skandal te vetin me nje zhurme mediatike me te madhe duke bere nje kurban. Si nuk flitet me per incereratoret? Po per Lali Erin qe eshte akoma ne deryre? Miliona euro te vjedhura. Po $80 mije dollare qe po vidhen ne dite ne Vlore, edhe dritat ikin ne mentre sistematike, si nuk i permend njeri? Po per 50 milione eurot e vjedhura per tunelin e Llogarase pse nuk flet njeri? Po per ata qe korruptuan zyrtaret amerikane pse nuk po arrestohen? Kodi penal i ndershkon te dyja palet qe marrin pjese ne korrupsion. Lere te mos flasim per nenen 82 vjece me kulle 55 kate ne mes te Tiranes, ose 200 e ca mije apartamente bosh, ndersa njerezit nuk blejne dot shtepi. Perderisa ka filluar edhe ha nga te vetet, do te thote qe diku po ja shtrengojne litarin rreth grykes . Por i ka me shume ekperience ne kete fushe atyre qe ju sherben edhe e mesojne. Prandaj edhe SPAK ben teater kukllash me urdherat qe merr. 3.2 milione euro u kthyen edhe gjyqet e mbyllura. Ku ishte SPAK atehere? Ku jane ata qe moren 3.2 milione euro? Pse nuk jane arrestuar bashke me kete pseudo prokurore? Popull dele qe kemi 33 vjet na baterdisen edhe na ofendojne hapur per budallenj. Ndersa ne vazhdojme edhe zihemi neper kafene per partine qe thote deri ne 2030 nuk do kete pension me poshte 150 euro. 150 euro ne 2030 jane si 100 euro sot me inflacionin. Na premtojne varferi me te madhe edhe per 7 vjetet e ardhshem edhe ne gazellohemi. Rrofte partia ( te gjitha pa perjashtim). Trrrrrrrr

  • xxx: 29/07/2024 09:39

    Po kjo Magjistratia , hetuesja e BKH . hajde filtra hajde . Megjithate vetepastrimi eshte shuyme i endesishem , meriton nje BRAVO

    Përgjigju
  • Rolandi: 29/07/2024 09:38

    Bejini te fala atij elefantit te korrupsionit Roland Ilise dhe i thoni suksese ne jete . Eshte bere me i gjere se i gjate nga dhjami i korrupsionit.

    Përgjigju
  • LORA: 29/07/2024 09:28

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • kokuqi: 29/07/2024 09:07

    Bravo Spakut si ky prekuror qe ri me vrases e pengmares dhe u mbylle ceshtjet vazhdoni keni mbeshtetjen e popullit bravo Spak

    Përgjigju
    • Eagle: 29/07/2024 12:54

      Spaku po fillon te beje nje pune shume te mire.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?