Report Tv ka siguruar videon nga momentet e fundit të Arjan Salës, i cili humbi jetën gjatë përpjekjeve për të fikur zjarrin që ra në magazinën e nëndheshme ku punonte prej 5 vitesh si punonjës i sigurisë. Në videon e siguruar nga gazetari Arsen Rusta shfaqet dinamika e ngjarjes para se Arjan Sala të bllokohej përfundimisht brenda magazinës nga e cila nuk do të mund të dilte dot më i gjallë, duke lënë pas gruan dhe një fëmijë 2 vjeç.
Sapo sinjalizohet se ka rënë zjarr, Sala është drejtuar drejt magazinës dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e kolegëve të tjerë, të cilët punonin aty për paketimi dhe sistemin e mallrave që mbaheshin në magazinë dhe më pas është drejtuar duke marrë bombolën e fikses së zjarrit me shpresën po mund ta neutralizonte atë.
Ashtu siç edhe Report Tv e zbardhi pak ditë më parë në ekspertizën paraprake, edhe video e sigurisë nga qendra tregtare “Casa Italia’ vihet re se 33-vjeçari Arjan Sala niset i pari drejt magazinës dhe nga pas i vijnë edhe një tjetër punonjës së bashku me djalin e pronarit. Pak sekonda pasi arrin të shpëtoj kolegët, tymi i zi i flakëve mbulon gjithçka aq sa dhe nga kamerat e sigurisë nuk mund të arrish të shohë dot më. Pamjet e fundit që shihen janë largimi punonjësit dhe djalit të pronarit, të cilët e shoqëronin sapo tymi përhapet dhe zjarri del jashtë kontrollit, ndërsa fatkeqësish Arjan Sala mbeti i bllokuar duke mos dalë dot më prej andej i gjallë.
Sipas ekspertizës paraprake dyshohet se zjarri i rënë në magazinën me mallra plastike e veshje nisi pas një shkëndije elektrike në kabllon e neonit. Shkëndijat elektrike ranë mbi rroba sintetike duke krijuar flakë të shumta që forcave zjarrfikëse iu deshën 3 ditë për të shuar zjarrin, pasi temperatura në magazinë arriti mbi 900 gradë.
Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 teksa punëtorit prisnin kamionin me mall. Punonjësit e sigurisë, mes tyre edhe Arjan Salaj, shuan flakët por jo vatrën e për pasojë, zjarri u riaktivizua më pas 30 minutash. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme duke mos i kontrolluar dot më vetëm me bombolën e shuarjes së zjarri dhe për këtë punonjësi dhe djali i pronarit kanë dalë nga dera kryesore në të cilën hynë, ndërsa Arjan Salaj tentoi të dilte nga dera e emergjencës që ishte më parën vartës së zjarri por është rrëzuar dhe nuk ka mundur dot të dalë më. Trupi i tij i pajetë i 33-vjeçarit është gjetur shumë pranë derës së emergjencës. Trupi i pajetë i 33-vjeçarit Arjan Sala, u nxor pas 3 ditësh pas zjarrit në magazinën në qendrën tregtare "Casa Italia".
Arjan Sala u shpall sot "Dëshmor i Kombit", pasi 32-vjeçari sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar kolegët. Certifikata iu dorëzuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama familjes Sala, e cila ka hapur dyert e mortit. Gjithashtu qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh familjes së Arjan Salës.
Arjan Sala duke vrapuar për të shuar zjarrin