Media e pavarur ruse dokumenton vdekjen e mbi 50 mijë ushtarëve rusë: Numri real mund të shkojë në 85 mijë

13 Prill, 18:24| Përditesimi: 13 Prill, 18:32

  • Share

1713025685_trshrerhterhte.JPG

Mbi 50 mijë anëtarë të personelit ushtarak të Rusisë – është dokumentiuar – kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, që nga fillimi i saj më shumë se dy vite më parë.

Lajmi është bërë i ditur nga media e pavarur ruse “Mediazona”, e cila në në bashkëpunim me BBC-në, llogarit viktimat ruse të luftës, bazuar në vdekjet e regjistruara nga burime të hapura.

Kjo media sqaron se 50,471 anëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në luftë që nga fillimi i saj në shkurt 2022.

Ndërsa, në bazë të regjistrimeve të kompensimeve për familjet e ushtarëve të vrarë, numri i tyre është në mbi 85 mijë, sipas Mediazonas e cila thotë se ky duhet të jetë numri real.

Kjo media thotë gjithashtu se Rusia ka humbur shumë tanke, blinda dhe njësi artilerie javët e fundit, megjithëse viktimat nga këto humbje nuk përfshihen në raportin e fundit.

Sipas Mediazonës Rusia humbet rreth 1200 ushtarë në javë.

Sipas ushtrisë ukrainase, ushtria ruse ka pësuar 451730 viktima në luftë, përfshirë vdekjet dhe plagosjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe inteligjenca britanike thonë se numri i viktimave ruse është 300 mijë.

Kievi ka pohuar se më shumë se 180 mijë ushtarakë rusë janë vrarë. Rusia rrallë njofton shifrat për viktimat. Sipas vlerësimit të fundit të Moskës, shtatë muaj pasi filloi lufta, numri i tyre ishte nën 6 mijë. Ukraina ka thënë se ka humbur 31 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Disa rajone mbeten pa energji elektrike! Putin synon të rindezë termocentralin Zaporizhzhia


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?