Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka një grup që ajo e quan ‘grupi i Vjenës’ që bashkë me pronarët e inceneratorëve kërkojnë të marrin azil në Vjenë.
“Me këtë foto të serave mbi inceneratorin e Tiranës, financuar nga fondet e BE, po përshëndes grupin e Vjenës dhe pronarët e inceneratorëve, që po rrojnë me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë, duke fituar azil në Vjenë të Austrisë. Tik-Tak, ora po afron. P.S: Kryeministri që ulërit për evazionin fiskal, le të merret me evazionin fiskal të inceneratorit të Tiranës, ku firma me dy punonjës kanë faturuar tek firmat e skemës së koncesionit korruptiv vlera deri në 9 milion dollarë. Të shohë KM krimin shtetëror të kolegëve dhe miqve të tij, pastaj të merret me rrogat minimale të qytetarëve shqiptarëve”, ka shkruar Kryemadhi, edhe si një reagim ndaj shkrimit të publikuar sot gazetën më të madhe austriake e cila e konsideroi një histori korruptive që sipas saj “mund të trondisë politikën shqiptare” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”.
Lajmi kryesor:
Gazeta austriake denoncon skandalin: Afera 700.000$ e presidentit shqiptar me kompaninë offshore! Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë
K.T./ReportTv.al