Irani po përpiqet të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit, raporton Wall Street Journal, duke cituar burime nga Lindja e Mesme dhe Europa. Sipas gazetës amerikane, Teherani ka sinjalizuar me urgjencë gatishmërinë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të rinisur negociatat mbi programin e tij bërthamor, duke i dërguar mesazhe Uashingtonit dhe Tel Avivit përmes ndërmjetësve arabë.
Irani u ka bërë me dije zyrtarëve arabë se do të ishte i gatshëm të kthehej në tryezën e bisedimeve me kusht që SHBA të mos i bashkohet ofensivës izraelite. Ndërkohë, Izraelit i është përcjellë mesazhi se është në interes të të dyja palëve që dhuna të frenohet.
Megjithatë, sipas WSJ, Izraeli – i cili kontrollon aktualisht hapësirën ajrore mbi Teheran dhe përballet me kundërsulme iraniane që shkaktojnë dëme të vogla – ka pak arsye për të ndalur ofensivën. Efekti i sulmeve izraelite mbi objektet bërthamore iraniane ka qenë i kufizuar.
Nga ana tjetër, sipas diplomatëve arabë që kanë folur me përfaqësues iranianë, Teherani duket se po llogarit që Izraeli nuk mund të përballojë një luftë të zgjatur dhe rraskapitëse, dhe se në fund do të detyrohet të kërkojë një zgjidhje diplomatike.
Lajmi kryesor:
Bombardohet televizioni shtetëror iranian! Teherani: Krim lufte, do ta sulmojmë Izraelin gjatë gjithë natës! Khamenei do që të largohet në Rusi (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al
