Giorgia Meloni dhe zona e Palasës

Media italiane ‘Il Foglio’: Giorgia Meloni i ka vënë syrin një vile në Palasë me pishinë dhe pamje nga deti

15 Gusht, 16:42| Përditesimi: 15 Gusht, 16:55

  • Share

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon që të blejë një vilë private në Shqipëri, me pishinë, kopsht privat dhe me pamje nga deti. Media italiane “Il Foglio” i ka kushtuar një artikull të veçantë lajmit se Meloni kërkon të blejë një vilë luksoze në bregdetin shqiptar, në një resort në Palasë të Vlorës.

Jo vetëm marrëveshja me emigrantët, shkruan “Il Foglio”, por duket se kryeministrja italiane është e interesuar për të investuar në bregdetin shqiptar, jo shumë larg Italisë.

“Meloni ia ka vënë syrin një vile në një resort në Shqipëri”, shkruan media italiane, ndërsa bëhet fjalë për një vilë në zonën e lakmuar të Palasës, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro.

Media italiane thotë se e ka konfirmuar lajmin nga burime politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare.

“Një zgjedhje legjitime, por me një vlerë simbolike interesante. Gjë që ‘çimenton’ marrëdhëniet mes Romës dhe Tiranës”, shkruan “Il Foglio”.

Palasa është kthyer në një prej zonave më lakmuara të bregdetit shqiptar me investime, por edhe një prej zonave më të shtrenjta, pasi vilat e ndërtuara kapin shifra marramendëse.

Kujtojmë që Meloni ishte një vit më parë në Vlorë e shoqëruar nga familjarë të saj që u pritën nga kryeministri Edi Rama dhe qëndruan për tre ditë në rezidencën qeveritare. Duket se Meloni qenka mrekulluar nga bukuria e jugut të Shqipërisë, duke kërkuar edhe blerjen e një vile.

Të paktën sipas mediave italiane, Meloni prej kohësh ishte në kërkim të një investimi të ri, një vilë me pamje nga deti, me pishinë private dhe kopsht.

Sipas medias italiane, “investimi nuk do të ishte vetëm ekonomik, por edhe, mbi të gjitha, politik. Njësoj siç bëri Silvio Berlusconi kur bleu vilën në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm”.

Nëse kjo blerje do të realizohet, kjo do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve shkruan “Il Foglio”. Vetë kryeministri Rama pushon në vilat qeveritare në Vlorë, e nëse Meloni do të finalizojë blerjen e vilës, ndoshta tani do të takohen edhe me shpesh, me atë që kreu i qeverisë e cilëson si motra e vogël e Shqipërisë.

Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjeve të emigrantëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nani: 16/08/2024 17:16

    Po cte keqe ka Kur ka vile dhe ermal mamaqiri Apo bes gollaku. Apo gjysma e parlamentit dhe pseudogazetareve tane mashtruesa pse mos kete km e italise

    Përgjigju
  • Po mër po: 16/08/2024 05:12

    Të gjithë duan një vilë në Shqipëri se jemi parajsë, vetëm shqiptarët nuk mendojnë kështu. Se di pse? Ose me saktë e dimë pse.

    Përgjigju
  • Tino: 16/08/2024 01:25

    Palasa, e bukura Palasë. Kur të vizitova për herë te pare, ishte viti makabër 1997. Për here te dyte ne 2006. Ishe e bukur, e virgjër, me ca plazhistë me çadra dhe çarçafë. Deri ishte i mahnitshëm, jo rruga, e cila vetëm rrugë s’duhej te quhej. Kishte akoma béton-Bunker, si per te na kujtuar te kaluaren. Erdha edhe nje here tjeter per te pare, ne 2012 me duket. Çadrat e çarçafet ia kishin lënë vendin shezllongjeve te shtrenjta dhe lokaleve me Muzike banale. Kishte disa ndertime afer Drimadhes, mbi koder. Ne ato vite Z. Rama pat nisur nje beteje me ndertimet pa leje. Une I dénoncova me foto te cilat I kisha shkrepur me Canon-in tim. U patën he que ato ndertime. U ktheva kete vit me disa miq francez qe gjithe vitin mu luten t’i shoqeroja. Kisha prenotuar per ne Sardegne, por thashe mirë do I shoqeroj dhe t’jua tregoj bregdetin e bukur te Palasë… Ah, sikur ta kisha ditur. Béton-Bunkeri ishte zevendesuar nga betonizimi gjigand i nje hapesire qe dikur ishte terrace me ulllishte. Te shohesh sot si po betonizohet Plazhi i Palases apo dhe i Dhermiut/Drimadhë, kuptoj se sa te afte jemi te ruajme natyren dhe te mos perserisim gabimet e vendeve te tjera. Por, ky betonizim i çfrenuar, solli te pakten nje pune te mirë: investi mon e milionereve per te hapur nje rruge te shkurter qe te arrijne shpejt me pishinat dhe takimet private! Ky eshte Tuneli!!! Trotte Shqiperia!!!

    Përgjigju
  • Edi: 15/08/2024 17:54

    Beni cmos ta blej eshte e mire qenia e meriton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?