"Irracionale dhe egoiste". Kështu, e cilësoi Global Times, i botuar nga People's Dail , organ i Partisë Komuniste Kineze, vizitën e papritur të Joe Biden në Kiev , duke cituar opinionet e disa "vëzhguesve".
“Ekspertët thonë se sinjalet e rrezikshme të dërguara nga ky udhëtim do të shkaktojnë një përshkallëzim të konfliktit”, vazhdon artikulli i cili nënvizon se Biden “duket se po e shtyn Ukrainën të veprojë si pengu i tij për të mposhtur Rusinë, por qëllimi është i rrezikshëm dhe irracional”.
"Shtetet e Bashkuara po hedhin benzinë në zjarrin e një situate tashmë të tensionuar dhe konflikti mund të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit," përfundoi ai, duke cituar Li Haidong, një profesor në institutin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit të Punëve të Jashtme të Kinës.
Lajmi kryesor:
Vizitë surprizë e Biden në Kiev: SHBA ka paralajmëruar Moskën! Zenlesky: Luftë botërore nëse Kina bëhet aleate me Rusinë
G.MO/ReportTv.al