Vladimir Putin
Vladimir Putin është i gatshëm të diskutojë një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë, me kusht që të ketë përparim drejt një marrëveshjeje përfundimtare të paqes.
Lajmin e bën të ditur agjencia Bloombe
rg, duke cituar disa burime, sipas të cilave, për një marrëveshje mbi ndalimin e armiqësive duhet të ketë një mirëkuptim të qartë mbi parimet bazë të marrëveshjes përfundimtare të paqes. Rusia do të insistojë – shton Bloomberg – për përcaktimin e parametrave të një misioni të mundshëm paqeruajtës, duke përfshirë marrëveshjen mbi shtetet që do të marrin pjesë në të.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia kryen një sulm masiv, Ukraina i kundërpërgjigjet me avionë francezë
K.M/ReportTv.al