Vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e shpërthimit të avionit ku udhëtonte Prigozhin. Gazeta ruse Moskovsky Komsomolets hedh dyshime se i është vendosur bombë në kondicioner kur avioni i është nënshtruar një riparimi më 18 korrik. Atë ditë avioni bëri ulje të detyruar në aeroportin Sheremtyevo në Moskë, raportojnë mediat e huaja.
Sipas gazetës ruse, tre persona kishin akses në avionin e tipit Embraer gjatë riparimeve: dy inxhinierë, Sergey Kitrish dhe Alexey Anshukov, dhe drejtori teknik Minchenkov. Instalimi i kondicionerit filloi mëngjesin e 19 gushtit dhe përfundoi mbrëmjen e 20 gushtit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Media ruse: Bombë në kondicionerin e avionit të Prigozhin! Kievi kundër Papës: I jep zë propagandës imperialiste ruse
S.S//ReportTv.al