Bota

Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

19 Gusht, 19:52| Përditesimi: 19 Gusht, 19:54

  • Share

1754633399_shtepiaebardhe.jpg

Përgatitjet për takimin midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky janë "në proces", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt në një konferencë për shtyp. Lidhur me vendin e mundshëm, ajo u përgjigj: "Ka disa opsione që po diskutohen aktualisht nga ekipi ynë i sigurisë".

Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të mundshëm trepalësh midis Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin dhe Donald Trump në Budapest. Raporton Politico, duke cituar burime, se Shërbimi Sekret po përgatitet për samitin në Hungari.


Lajmi kryesor:

Takimi Putin-Zelensky, Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet! Media: Mundësi për në Budapest! Trump: Jo hyrjes në NATO, garanci sigurie nga ajri për Ukrainën


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?