Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë udhëheqësve evropianë se dëshiron të organizojë një samit trepalësh midis tij, Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin deri të premten e ardhshme dhe se do të punojë për të organizuar takimin nëse bisedimet e së hënës në Zyrën Ovale me Zelenskyn shkojnë mirë, raporton CNN.
Evropianët presin që të paktën një udhëheqës tjetër evropian t'i bashkohet bisedimeve të së hënës, por ende nuk është e qartë se kush.
Lajmi kryesor:
Trump pas takimit me Putinin: Përparim, por nuk kemi marrëveshje! Kreu i Shtëpisë së Bardhë telefonata me liderët evropianë, të BE-së e NATO-s! Zelensky të hënën në Washington (VIDEO)
S.B/ReportTv.al