Bota

Media: Trump miraton propozimin e Blair për të ardhmen e Gazës

19 Shtator, 15:10| Përditesimi: 19 Shtator, 15:12

  • Share

1756999385_presidentiamerikandonaldtrump.png

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka autorizuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, që të mbledhë palët e interesuara rajonale dhe ndërkombëtare rreth propozimit të këtij të fundit për të krijuar një organ kalimtar pas luftës për të qeverisur Rripin e Gazës derisa ai t'i dorëzohet Autoritetit Palestinez. Lajmin e bëri të ditur Gazeta Times of Israel, duke cituar katër burime të njohura me  këtë çështje.

Blair filloi ta zhvillonte propozimin në muajt e parë të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, duke e parashikuar atë si një plan për të ashtuquajturën "dita pas".

Edhe pse përfshirja e Blair në planifikimin e Gazës pas luftës është zbuluar më parë, së bashku me pjesëmarrjen e tij në një sesion politik të Shtëpisë së Bardhë më 27 gusht mbi këtë çështje, detajet e propozimit të tij nuk janë bërë ende publike, shton gazeta izraelite.

Propozimi, detajet e të cilit janë parë nga Times of Israel, kërkon krijimin e Autoritetit Ndërkombëtar Kalimtar për Gazën së bashku me një sërë organesh vartëse.

Raportet e mëparshme e kanë lidhur Blair-in me përpjekjet për të zhvendosur palestinezët nga Gaza ose për të ndërtuar një "Riviera Trump" në Rrip, por propozimi aktual i ish-kryeministrit britanik nuk i përmend këto ide dhe madje bën thirrje për krijimin e një "Njësia për Ruajtjen e të Drejtave të Pronës" për të siguruar që çdo largim vullnetar i qytetarëve të Gazës të mos kompromentojë të drejtën e tyre për t'u kthyer në enklavë ose për të ruajtur pronësinë e pronës, shton gazeta.


Lajmi kryesor:

Ushtria izraelite: Do të përdorim forcë të paparë në qytetin e Gazës, banorët duhet të largohen! Më shumë se 450 mijë palestinezë të evakuuar


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?