Ushtria izraelite ka paralajmëruar se do të përdorë"forcë të paparë" në qytetin e Gazës, teksa u bën thirrje banorëve të ikin drejt jugut, duke njoftuar mbylljen e një rruge të përkohshme evakuimi të hapur 48 orë më parë.
"Që tani e tutje, Rruga Salah al-Din është e mbyllur për trafikun në drejtim të jugut. Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të vazhdojnë të veprojnë me forcë të paparë kundër Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste", tha në një postim në X , zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee.
Zëdhënësi shtoi se e vetmja rrugë e mundshme drejt jugut është Rruga Al-Rashid dhe u bëri thirrje banorëve të "shfrytëzojnë këtë mundësi dhe t'u bashkohen qindra mijëra banorëve të qytetit që janë zhvendosur drejt jugut drejt zonës humanitare"
Që nga fundi i gushtit, kur Izraeli nisi ofensivën e re, rreth 450 mijë banorë janë larguar nga qyteti i Gazës drejt jugut të Rripit. Këtë e ka bërë të ditur Mohamed al-Mughayir, zyrtar i Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës. Sipas ushtrisë izraelite, numri i palestinezëve që kanë braktisur qendrën më të madhe urbane të territorit palestinez është “rreth 480 mijë”.
Në fillim të ofensivës, IDF raportoi se në Qytetin e Gazës kishte midis 2,000 dhe 3,000 militantë të Hamasit: pjesa tjetër e popullsisë së zhvendosur dhe të sulmuar (mbi 99%) janë civilë.
Kryetari i bashkisë së Nju Jork-ut Eric Adams ka njoftuar se do të takohet me Benjamin Netanyahun gjatë vizitës së Kryeministrit izraelit për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
"Do të takohem me disa prej tyre dhe mezi pres të takoj Netanyahun kur të mbërrijë në qytet. Ai do të mirëpritet si personalitetet e tjera", tha Adams, duke theksuar se "ekziston diçka që quhet imunitet diplomatik".
Ndërkohë ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi se do të vriste udhëheqësin e rebelëve Houthi pas sulmeve të djeshme me raketa dhe dronë.
"Abdul-Malik al-Houthi, koha jote do të vijë. Do të dërgohesh të takohesh me qeverinë tënde në seancë plenare dhe të gjithë anëtarët e eliminuar të boshtit të së keqes që presin në thellësitë e ferrit", shkroi Katz në X.
lajm ne perditesim...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka autorizuar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, që të mbledhë palët e interesuara rajonale dhe ndërkombëtare rreth propozimit të këtij të fundit për të krijuar një organ kalimtar pas luftës për të qeverisur Rripin e Gazës derisa ai t'i dorëzohet Autoritetit Palestinez. Lajmin e bëri të ditur Gazeta Times of Israel, duke cituar katër burime të njohura me këtë çështje.
Blair filloi ta zhvillonte propozimin në muajt e parë të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, duke e parashikuar atë si një plan për të ashtuquajturën "dita pas".
Edhe pse përfshirja e Blair në planifikimin e Gazës pas luftës është zbuluar më parë, së bashku me pjesëmarrjen e tij në një sesion politik të Shtëpisë së Bardhë më 27 gusht mbi këtë çështje, detajet e propozimit të tij nuk janë bërë ende publike, shton gazeta izraelite.
Propozimi, detajet e të cilit janë parë nga Times of Israel, kërkon krijimin e Autoritetit Ndërkombëtar Kalimtar për Gazën së bashku me një sërë organesh vartëse.
Raportet e mëparshme e kanë lidhur Blair-in me përpjekjet për të zhvendosur palestinezët nga Gaza ose për të ndërtuar një "Riviera Trump" në Rrip, por propozimi aktual i ish-kryeministrit britanik nuk i përmend këto ide dhe madje bën thirrje për krijimin e një "Njësia për Ruajtjen e të Drejtave të Pronës" për të siguruar që çdo largim vullnetar i qytetarëve të Gazës të mos kompromentojë të drejtën e tyre për t'u kthyer në enklavë ose për të ruajtur pronësinë e pronës, shton gazeta.
Foto:Israel Katz
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi se do të vriste udhëheqësin e rebelëve Houthi pas sulmeve të djeshme me raketa dhe dronë.
"Abdul-Malik al-Houthi, koha jote do të vijë. Do të dërgohesh të takohesh me qeverinë tënde në seancë plenare dhe të gjithë anëtarët e eliminuar të boshtit të së keqes që presin në thellësitë e ferrit", shkroi Katz në X.
"Flamuri i rebelëve Huthi me sloganin 'Vdekje Izraelit, mallkim mbi hebrenjtë' do të zëvendësohet nga flamuri izraelit blu dhe i bardhë që do të valëvitet mbi kryeqytetin e një Jemeni të bashkuar", shtoi Katz.
Më 28 gusht, një sulm izraelit në Jemen vrau kryeministrin e qeverisë Houthi dhe të paktën 11 ministra të tjerë. Dje, një dron i rebelëve Huthi që mbante një eksploziv goditi një hotel në qytetin më jugor të Izraelit, Eilat. Dy dronë të tjerë u interceptuan, së bashku me një raketë balistike. Që nga 18 marsi, kur IDF rifilloi ofensivën e saj kundër Hamasit në Rripin e Gazës, rebelët Houthi në Jemen kanë lëshuar 87 raketa balistike dhe të paktën 40 dronë drejt Izraelit.
Foto: Benjamin Netanyahu
Eric Adams ka njoftuar se do të takohet me Benjamin Netanyahun gjatë vizitës së Kryeministrit izraelit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë një konference për shtyp mbi sigurinë për ngjarjen e OKB-së, e cila fillon javën e ardhshme, kryetarit të bashkisë iu bë pyetja nëse Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po "përgatit urdhër-arreste" për krerët e shteteve të huaja.
"Do të takohem me disa prej tyre dhe mezi pres të takoj Netanyahun kur të mbërrijë në qytet. Ai do të mirëpritet si personalitetet e tjera", tha Adams, duke theksuar se "ekziston diçka që quhet imunitet diplomatik".
Kandidati për kryetar bashkie, Zohran Mamdani, nga ana e tij, ka deklaruar se nëse zgjidhet, ai do të arrestojë Netanyahun në bazë të urdhër-arrestes së lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), megjithëse kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut i mungon autoriteti për ta bërë këtë pasi GJNP-ja nuk ka juridiksion në Shtetet e Bashkuara dhe ligji federal u ndalon subjekteve amerikane të bashkëpunojnë me GJNP-në.
Komente
