Foto:Israel Katz
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi se do të vriste udhëheqësin e rebelëve Houthi pas sulmeve të djeshme me raketa dhe dronë.
"Abdul-Malik al-Houthi, koha jote do të vijë. Do të dërgohesh të takohesh me qeverinë tënde në seancë plenare dhe të gjithë anëtarët e eliminuar të boshtit të së keqes që presin në thellësitë e ferrit", shkroi Katz në X.
"Flamuri i rebelëve Huthi me sloganin 'Vdekje Izraelit, mallkim mbi hebrenjtë' do të zëvendësohet nga flamuri izraelit blu dhe i bardhë që do të valëvitet mbi kryeqytetin e një Jemeni të bashkuar", shtoi Katz.
Më 28 gusht, një sulm izraelit në Jemen vrau kryeministrin e qeverisë Houthi dhe të paktën 11 ministra të tjerë. Dje, një dron i rebelëve Huthi që mbante një eksploziv goditi një hotel në qytetin më jugor të Izraelit, Eilat. Dy dronë të tjerë u interceptuan, së bashku me një raketë balistike. Që nga 18 marsi, kur IDF rifilloi ofensivën e saj kundër Hamasit në Rripin e Gazës, rebelët Houthi në Jemen kanë lëshuar 87 raketa balistike dhe të paktën 40 dronë drejt Izraelit.
Lajmi kryesor:
Ushtria izraelite: Do të përdorim forcë të paparë në qytetin e Gazës, banorët duhet të largohen
Xh.K/ReportTv.al