Kronikë

Media zvicerane jehonë shqiptarëve të Kosovës që u kapën në Vlorë duke bërë garë me shpejtësi 225 km/h: Njërin e pret shkarkimi, ja mori makinën luksoze kompanisë së pastrimit ku punon

21 Korrik 2021, 16:35| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 18:04

  • Share

Me makina luksoze, "Lamborghini" dhe "BMW", dy shqiptarë të Kosovës u kapën dje në Vlorë, pasi u pikasën duke ecur me shpejtësi të frikshme në autostradën Fier-Vlorë, madje duke mos i ndaluar as policisë. E duket se gara e tyre në rrugët e Shqipërisë, me shpejtësi 225 km/h, ka marrë edhe vëmendjen e mediave zvicerane. 'Blick' ka shkruar për këtë ngjarje, teksa thotë se dy automjetet luksoze nuk ishin në pronësi të dy kosovarëve.

'Lamborghini' rezulton e marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri. Ndërkohë, makina 'BMW' rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi , ku 36-vjeçari kosovar punonte, ndërsa për 'Blick', pronari i kompanisë është shprehur se atë tashmë e pret shkarkimi.

Të dy kosovarët u kapën dje në Vlorë, pasi u pikasën nga radarët e policisë në Bypass-in e Fierit, por nuk ndaluan, derisa u bllokuan nga policia në hyrje të qytetit bregdetar. Drejtuesi i "Lamborghinit", një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua  me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.

Ndërkohë, drejtuesi i "BMW, 36-vjeç, banues në Kosovë, u ndëshkua  me 120 mijë lekë për Tejkalim dhe garë shpejtësie.

Komento

Komente

  • Xhemal Kristo: 21/07/2021 20:08

    Hajvana me dy kembe, nehandertala me marsup GUCCI. Urgjent kontroll gjith lacave me makina mbi 2012. Ca jan laca me marsupa, me syze ngjyr floriri, me tatuazhe dhe qe kan foto para kofanove te makinave tu behet kontroll i imtesishem i burimit te te ardhurave!

    Përgjigju
    • Vaso: 22/07/2021 06:44

      O tra Lala a di te lexosh??? Komenti thot qe gjithe kushtet ti permbushi nje individ. Këllëf!

    • Lala: 21/07/2021 20:59

      Pse kush ka tatto esht lac? O pyk tatto esht art ne trupin e njeriu.per te tjerat je ok

  • Taou: 21/07/2021 19:46

    Ore smerret vesh. Kufizime po, Policia neper rruge me furgona e me drona po, o me Rama e Cuci e Puci e Paci e Caci but sa ne Vlore sa ne Tirane. Si spjegohet kjo rrumpalle neper rruge? Ta kete fajin Saliu thuaj? Do pytur kjo Kimi se sikur di me shume...

    Përgjigju
  • Dauti: 21/07/2021 18:52

    Ju doli boja plehra mbledhesve kosovar te Evropes

    Përgjigju
    • Pyetje: 22/07/2021 20:22

      Pse duhet t'a permendesh qe jane kosovar? Apo ke qellim te perhapesh urrejtje krahinore, i fshehur mbrapa anonimitetit virtual?

    • E ke myt: 22/07/2021 08:52

      Hahahahahahahahahaha ene sa tjer do jen si puna ktyre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?