Fredi Beleri

Shtyhet vendimi për lejen e Belerit për t’u betuar si eurodeputet, Drejtoria e Burgjeve mblidhet sërish nesër! Mediat greke: Të hënën fluturon në Strasburg

13 Korrik, 21:24| Përditesimi: 13 Korrik, 22:12

  • Share

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve nuk ka dalë sot me vendim për lejen e Fredi Belerit për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se komisioni në Drejtorinë e Burgjeve do të mblidhet sërish nesër në orën 10:00-12:00 për të shqyrtuar kërkesën e Belerit për të udhëtuar drejt Strasburgut për betimin më 16 korrik.

Fredi Beleri i dënuar në Shqipëri për blerje votash, pritet që të marrë lejen, pasi tashmë që dënimi ka marrë formë të prerë dhe Beleri ka kryer më shumë se 5/6  e masës së dënimit të caktuar nuk ka ndonjë pengesë ligjore për ta marrë lejen për të qenë që në sesionin parlamentar që zhvillohet në Strasburg, Francë në datat 15-20 Korrik 2024. 

Report Tv ka siguruar edhe shkresën që Beleri i ka drejtuar Drejtorisë së Burgjeve për të marrë leje 7 ditore.

Bazuar në nenin 72 të ligjit nr. 81/2020 "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve", kërkuesi plotëson kushtet për të përfituar leje shpërblyese deri në 20 ditë në vit, të drejtë të cilën nuk e ka ushtruar asnjëherë.

 Gjithashtu si anëtar i Parlamentit Europian, i gjykuari Dhionisios Alfred Beleri është njoftuar nga Parlamenti Europian se duhet të jetë i pranishëm në Sesionin që zhvillohet në Strasburg, Francë në datat 15-20 Korrik 2024.

“Kërkuesi ka kryer më shumë se 5/6 e masës së dënimit të caktuar, sipas nenit 72/2 të ligjit nr. 81/2020, plotëson kushtet e nenit 72/1 të ligjit nr. 81/2020, nuk ka marrë asnjëherë leje shpërblyese, dhe duke qënë se bazuar në këtë nen, Ju, me cilësine e drejtuesit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, keni kompetencën e shqyrtimit, Ju drejtohet me kërkesë për dhënien e Lejes Shperblyese, me kohëzgjatje deri në 7 ditë, me qëllim që të kryejë angazhimet e detyrueshme të tij me cilësine e Anëtarit të Parlamentit Europian, të marrjes pjesë në Asamblenë e Parlamentit Europian në Strasburg Francë nga datat 15-20 korrik 2020" thuhet në kërkesën e Fredi Belerit.

Në kërkesën e tij Beleri thotë se aktualisht i kanë mbetur pa kryer 3 muaj e 14 ditë nga masa e dënimit të caktuar, pra ka kryer më shumë se 5/6  e masës së dënimit të caktuar. Gjithashtu thuhet se ka zbatuar rregulloren e brendshme të institucionit, ka qenë i motivuar për të marrë pjesë në në programet rehabilituese si dhe ka kërkuar të kryejë punë sipas kushteve të IEVP-së.

Mediat greke shkruajnë se Beleri do të fluturojë të hënën në mëngjes (15 korrik) për në Athinë dhe më pas do të shkojë në Strasburg, për të marrë detyrën si deputet i Parlamentit Evropian gjatë seancës hapëse plenare që do të mbahet më 16 korrik. 

Më 10 qershor Fredi Beleri, u zgjodh si eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re. 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Më 5 mars 2024 GJKKO vendosi dënimin e tij me 2 vite burg. Vuajtja e dënimit ka filluar më 12 maj 2023, diten kur u arrestua.

Beleri u shpall kandidat fitues i zgjedhjeve në Himarë por nuk mundi të bëjë betimin dhe të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje pasi procesi gjyqësor ende nuk kishte përfunduar.  

Zbardhet kërkesa e Belerit drejtuar Drejtorisë së Burgjeve

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/07/2024 02:32

    /Hallvaxhine e pame mbret/-thoshte Noli,tani do te shohim hidraulikun te behet eurodeputet!!

    Përgjigju
  • Arben: 13/07/2024 21:46

    Po shkon ne StrasBURG kur ne fakt vendin e ka ne BURG! Gjithsesi i poshteruar e i perdhosur eshte ky dhe Greqia pas tij! Pas Strasburgut prape drejt burgut do vije!

    Përgjigju
    • Ag.vasili: 14/07/2024 01:37

      Eurodeputetis Dionysios Frwdi Beleris, edhe narkorregjimi i Edi & Olsi Ramës, por edhe ju bashibozukët patronazhist, nga e Hëna do ti bëni GOJORE! Skeni parë gjë akoma!

  • Kesh: 13/07/2024 21:40

    O Freddo, s'paska ardh akoma çeku tamon ke drejtori

    Përgjigju
  • Tan_Tironci: 13/07/2024 15:10

    Kujdes avionin Fredo. ????????????

    Përgjigju
  • emigranti: 13/07/2024 14:32

    pse i dhane leje? Kreshnik Spahiu sikur tha qe nuk shkon dot ne parlamentin evropian.

    Përgjigju
    • Nik Sorra: 13/07/2024 18:28

      Edhe Sala humbi pushtetin kur kishte Nik Sorren afër, tani e ka Ed Zemra.

  • Ne shkembim te kujt?: 13/07/2024 10:03

    Ka mesuar Shqiperia te negocioje o njerez. Laert Haxhiu ne shkembim te Bejlerit. Greqia qe nuk ka as ligj ekstradimi edhe as ndonje deshire te madhe ti beje nder Shqiperies na dorezoi Laert Haxhiun. Nje jave me vone Shqiperia i jep leje Bejlerit qe te betohet si deputet ne parlamentin europian. Domethene, Shqiperia aq e keqe eshte sa mban te burgosur edhe trajton si nje kriminel nje Eurodeputet. Edhe Greqia nuk do ja lere pa ja nxirre Shqiperise nese nje dite do votohet per pranimin e Shqiperise ne EU. Ne jemi shtet qe ju burgosim deputetet europes, nuk kemi pune ne europe. Dhe kjo ne vetevete eshte arsye e mjaftueshme qe te na mbajne zvarre pa afat. Por pyetja shtrohet: Nese Bejleri lejohet te betohet ne shkembim te Laert Haxhiut, perse shteti Shqiptar e do me ka shume ngulm Laert Haxhiun, sa eshte gati te perdhosi dinjitetin e demokracise dhe integritetin e votes dhe deshires se popullit shqiptar? Perse shkembeu fatin e nje populli te tere per nje te burgosur? C’fare di Laert Haxhiu qe e ben kaq te deshiruar? Nuk ka Shqiptare te tjere te burgosur ne Greqi per krime te ngjashme? E rruajte zoti Laertin se vetem ai zot e di se c’fare e pret Laertin ne nje shtet mafioz.

    Përgjigju
    • Ne Shkembim te kujt: 13/07/2024 15:29

      Erik, te paska shpetura arsyetimi. Pyetja nuk eshte qe perse i duhen Greqise Larti. Pyetja shtrohet qe perse i eshte dashur kaq shume Laerti shtetit Shqiptar qe te negocionte marrjen e tij ne shkembim te te perkedhelurit te Shqiperise qe vjedh votat shtetasve te nje vendi sovran? Jane me qindra per te mos thene me mijera Shqiptare ne burgjet e Greqise te denuar per krime. Perse Greqia ekstradoi Laertin edhe jo ndonje tjeter duke mos pasur asnje mareveshje ekstradimi me Greqine. Nese negociatat per Bejlerin nuk kane te bejne me Laertin, atehere c’fare ka perfituar Shqiperia nga ky leshim? Sepse namin e keq si nje shtet qe burgos eurodeputet ja siguroi Greqia.

    • Erik: 13/07/2024 14:13

      Po ç’i duhej Greqisë një vrasës me pagesë që ta mbante në burgjet e veta?! Apo do e lironte me mendimin që të sharrojë gjithë shqiptarët? Një kriminel bën dëm si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, çfarë lidhje ka me Belerin?

  • Kapterri: 13/07/2024 07:49

    Beleri eurodeputet,me vra veten.Edhe Europi eshte merre me long se mishi maroi,turp e faqja zeze,nje injorant clasik eurodeputet.Nivel i ulet fare,ndoshta keshtu jane edhe shumica e eurodeputetve te tjere.

    Përgjigju
    • Nino: 13/07/2024 09:27

      Epo janë të diplomuar në Oxford University, bashkëpunëtorët e Edi Ramës si Rrahman Rraja, Aqif Rakipi (qifja i Elbasanit), Elvis Rroshi, Ymer Lala, Shpëtim Idrizi, Saimir Tahiri, Lefter Koka, Olta Xhacka Alqi Bllako, Arben Ahmetaj etj, etj, pa haruar sigurisht dhe Olsi Rama Xibrakën!

  • Tirona: 13/07/2024 04:00

    Shtet legen jena . Përfundimisht nuk bohena mo si ven

    Përgjigju
  • Arben: 12/07/2024 22:58

    Le te shkoje e beje ca te doje! Himaren do e mbaje PS-ja kjo eshte kryesorja! Aktivitetet e Belerit jashte Shqiperie jane problem i Greqise jo problem i joni!

    Përgjigju
  • Shkodra: 12/07/2024 18:46

    Po u la Beleri që të dalë për betim, ky shtet do të mbetet shtet patatinash.

    Përgjigju
    • Turi: 13/07/2024 09:22

      Pse ca kujtoje ti? Ky eshte thjesht nje plan i mirebere nga kryekllufi jone e Micotaqisi. Shtet qe drejtohet nga kllufa e kryehajdute qe shesin sumcen per dy lek

  • Arben: 12/07/2024 18:41

    Drejtesia shqiptare ka vepruar drejt me ceshtjen e Himares! Beleri po merr ate cfare meriton! Vetem tek origjina greke e Vangjel Tavos jemi te zhgenjyer rende nga Edi Rama! Himara eshte shqiptare nuk ka pse nje person me origjine greke dhe dikur pjese e LSI te drejtoje Himaren!

    Përgjigju
  • Po mër po: 12/07/2024 17:31

    Do bëj dënimin si fillim. Nga territori shqiptar nuk del dot.

    Përgjigju
  • lani: 12/07/2024 17:09

    Do te jete turp po ta lene kete maskara drejotoria ska lene njeres qe kane pase fatkejsi ne familje dhe nuk i kan cuar jo kete vrases shqipterash ta cojne te betohet kur te mbaroj denimin le te veje ne greqi se atje e ka vendin dhe ti pije lungun micotaqi

    Përgjigju
    • Niku: 14/07/2024 01:27

      Nese ka ber dicka ne kto vitie kjo qeveri qe merito per tu duartrokitur eshte Ceshtja Bejleri urimet me te perzemerta ati Prokurorov ati polici e te gjith atyre qe u ban bashk ne ket rast Pa harruar kryeministrin qe ne as nej menyr se hengri presjoninin e neperkes Pa bese greke sa per lej pak ransi ka Qeveria shqiptare ja vuri targat Beilerit qe kurr sdo ti harrol sapo ti kujtohet fjala Alvani

    • Ha mut: 12/07/2024 19:24

      Ha

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?