Vdekja misterioze e italianit Edoardo Sarchi ka bërë jehonë dhe në mediat italiane. Sarchi, i cili gjithashtu rezulton administrator i një fabrike tullash me vendndodhje në Laprakë, u gjet i vdekur buzë rrugës në Dilan, mes fshatit Salari dhe Nivicë.
Rrethanat e vdekjes së italianit janë ende një mister ndërsa në polici janë shoqëruar 4 persona, 3 anëtarë të një familje dhe identiteti i personit të 4-t ende nuk dihet. Këta persona mendohet të kenë qenë për gjah me italianin, por i paqartë mbetet roli i tyre në ngjarje.
Media italiane TgCOM 24 shkruan se Edoardo Sarchi frekuentonte shpesh herë Tepelenën ku ushtronte dhe aktivitetin e gjuetisë.
“Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë u informua për vdekjen nga autoritetet lokale. Kjo u mësua nga burime në Ministrinë e Punëve të Jashtme . Që nga raporti fillestar, Ambasada Italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme kanë mbetur në kontakt të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme , në kontakt të vazhdueshëm me familjen e shtetasit italian, duke ndjekur rastin me vëmendjen më të madhe për të përcaktuar detajet e incidentit dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore”, shkruhet në artikull.
Lajmi kryesor:
Mister vdekja e biznesmenit italian në Tepelenë, Braçët e ftuan në fshat për gjueti, u gjet në rrugë! Lihen të lirë 4 personat e shoqëruar (EMRAT+VIDEO)
K.B/SI.E./ReportTv.al