Sasho Mijallkov dhe Nikola Gruevski

Kosova & Rajoni
Top 24

Maqedoni, arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, krahu i djathtë i Gruevskit, Sasho Mijallkov

20 Nëntor 2018, 20:38| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 20:51

  • Share

MAQEDONI - Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të Nikola Gruevskit, Sasho Mijallkov. Mediat maqedonase raportojnë se arrestimi i Mijallkov është bërë pak çaste më parë në Shkup. Akuzat që rëndojnë mbi Mijallkov janë ato për keqpërdorim pushteti dhe korrupsion.

Ai është vënë në pranga nga policia në hotelin e quajtur "Meriot" në kryeqytetin maqedonas. Mësohet se Mijallkov është dërguar për në burgun e Shutkës.

Arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se mund të arratisej nga vendi, njësoj siç bëri Nikola Gruevski një javë më parë, i cili udhëtoi në drejtim të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe mbërriti në Hungari ku ka kërkuar azil politik. Ish-kryeministri maqedonas është dënuar me dy vite burg nga gjykata për rastin "Tanku".

Komento

Komente

  • dj.fero.kromi: 20/11/2018 21:16

    di gje ndonjeri kta shefat e shish tone kur marin detyren dhe pasi e lene, pasuria iu shtohet ne menyre aritmetike apo eksponenciale, se zakonisht i kemi edhe me formim matematicien e fizikant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?