Është publikuar fotoja e cila i atribuohet vrasësit të një polici serbe në Lloznicë nga mediat serbe.
Këto të fundit citojnë ministrin e Brendshëm Ivica Daçiq të ketë deklaruar se autori i vrasjes së Nikolla Krsmanoviq është likuiduar në afërsi të Loznicës nga Njësia Speciale Antiterroriste.
“Pjesëtarët e policisë vranë një polic në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar më herët se është në kërkim të të dyshuarit Faton Hajrizi./ Kosova Press
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daçiç ka dhënë detaje shtesë rreth vrasjes së sulmuesit të policit serb, por sërish nuk ka konfirmuar identitetin e tij.
Daçiç tha për mediat serbe nga vendi i ngjarjes, se personi u zbulua me ndihmën e një informacioni nga një vendas që e njohu atë nga fotografia e publikuar.
"Ne publikuam një foto. Kjo ndihmoi, vendasit e njohën sepse i kërkoi ujë. Vendasit udhëtoi dy kilometra për të informuar policinë. Netët pa gjumë janë pas nesh, vetëm veprimi i përbashkët i të gjithëve mund të japë rezultat. Ne do punojnë në mënyrë të centralizuar, për të angazhuar anëtarët e njësive lokale dhe speciale së bashku”, tha Daçiç.
Ai deklaroi se i dyshuari fshihej buzë lumit Drina, duke kërkuar një mënyrë për ta kaluar lumin.
“Kur erdhi policia hapi zjarr, policia gjuajti dy të shtëna, filloi të ikte, hodhi nëntë plumba, policia e likuidoi, nuk kishte dorëzim”, tha Daçiç.
Ai shtoi se janë arrestuar më shumë persona që kanë pasur lidhje me këtë ngjarje.KosovaPress
Lajmi kryesor:
Serbi/ Vrasja e policit serb në Loznicë, ekzekutohet autori i dyshuar, shqiptari Faton Hajrizi! Daçiç: 400 policë në aksion! S'kishte ndërmend të dorëzohej
G.K/ReportTv.al