Bashar al-Assad
Presidenti sirian Assad mbetet në Damask, raporton agjencia shtetërore e lajmeve siriane. Po ashtu, më herët edhe transmetuesi iranian Press TV bëri të njejtin raportim, duke cituar një burim "të informuar", pasi fraksionet e armatosura të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham po i afrohen Damaskut.
Sipas të njëjtit burim, ish-kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larijani, “takon” Asadin dhe “përcjell” mbështetjen e Iranit për qeverinë dhe popullin sirian kundër grupeve militante.
Lajmi kryesor:
Mediat siriane: Presidenti Assad është në Damask! Xhihadistët janë 10 kilometra larg kryeqytetit
K.M/ReportTv.al