Rebelët sirianë

Bota

Mediat siriane: Presidenti Assad është në Damask! Xhihadistët janë 10 kilometra larg kryeqytetit

7 Dhjetor, 09:15| Përditesimi: 7 Dhjetor, 16:12

  • Share

Presidenti sirian Bashar al-Assad mbetet në Damask, raporton agjencia shtetërore e lajmeve siriane.  Regjimi i Assadit po tronditet gjithnjë e më shumë, aq sa mbrëmë vonë qarkulluan zëra se ai ishte larguar nga Siria së bashku me familjen.  

Nga ana tjetër, xhihadistët po pushtojnë pozicionet ushtarake të evakuuara nga forcat qeveritare siriane në jug të vendit, duke iu afruar kryeqytetit Damask

Rami Abdurrahman, i cili drejton Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, tha se kryengritësit kishin hyrë në qytetin Artouz, rreth 10 kilometra në jug-perëndim të Damaskut.

Në qytetin Suwayda në jug, disa zyrtarë janë larguar tashmë: kreu i policisë, drejtori i burgut dhe liderët lokalë të partisë Baath kanë braktisur zyrat e tyre.

“Synimi ynë është rrëzimi i regjimit,” deklaroi lideri i rebelëve al-Jolani në një intervistë të rrallë për CNN. “Synojmë të formojmë një qeveri të re të bazuar në një këshill të zgjedhur nga populli. Është e drejta jonë të përdorim çdo mjet për të arritur këtë qëllim.”

Pas Aleppos dhe Hamës, marrja e Homsit do të ishte një tjetër sukses i rëndësishëm, edhe nga këndvështrimi simbolik: një nyje tregtare dhe vendndodhja e rafinerisë më të madhe të naftës në vend, Homs ishte qyteti i parë që u rebelua kundër Assadit në vitin 2011. Ushtria qeveritare e rimori kontrollin vetëm dy vjet më pas, përmes një rrethimi brutal që la popullsinë e qytetit të vjetër në uri. Në atë kohë, përzierja e madhe etnike dhe fetare – një shumicë myslimane sunite, një pakicë alavite (sekti shiit të cilit i përket edhe presidenti Bashar al-Assad) dhe të krishterë – nxiti dhunë të ashpër sektare. Gjatë bombardimeve qeveritare mbi Homs, u vranë gjithashtu dy gazetarë perëndimorë që kishin arritur të hynin në qytet: amerikania Marie Colvin dhe fotografi francez Rémi Ochlik.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë me seli në Mbretërinë e Bashkuar e njohur për burime të sigurta, rebelët po përballen me pak rezistencë. Mbrëmë vonë, forcat ajrore ruse bombarduan milicët në marshim. Megjithatë, Rusia ka humbur kontrollin e aeroportit të Hamës, duke detyruar avionët të ngrihen nga baza në Hmeimim, pranë bregut jugor. Moska tashmë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj: “Largohuni nga vendi.”

Forcat qeveritare duket se janë tërhequr nga Homs. Ushtria i quajti këto lajme “të rreme,” por deri tani gjithmonë ka mohuar tërheqjet nga qytete që më pas kanë rënë. Ajo që është e sigurt është se mijëra njerëz – kryesisht ata me lidhje alavite – janë në arrati, duke u drejtuar drejt bregut perëndimor, raporton Al Jazeera. Vatra të reja rezistence anti-Assad janë ndezur gjithashtu në Daraa dhe në Suëayda, në pjesën më jugore të Sirisë. Këto vende, megjithëse larg betejave kryesore, janë po aq të rëndësishme. Në këtë zonë, grupe të armatosura kanë marrë nën kontroll pikën kufitare mes Sirisë dhe Jordanisë, duke bërë që Ammani të mbyllë pjesën e vet të kufirit. Kjo situatë ka alarmuar Izraelin, i cili ka forcuar kufirin e vet me Sirinë duke dërguar forca ajrore dhe tokësore në Lartësitë e Golanit. “Jemi të përgatitur për çdo skenar,” deklaroi Izraeli.

Luftimet kanë vazhduar edhe në provincën verilindore të Deir Ezzor, ku trupat siriane dhe milicitë filo-iraniane janë tërhequr, duke u lënë rrugë forcave kurde, të cilat tashmë kontrollojnë zonën në lindje të Eufratit. Në mbrëmje, Mazloum Abdi, komandanti i Forcave Demokratike Siriane (SDF) – kështu quhen kurdët – deklaroi se ishte i hapur për dialog me rebelët për të diskutuar mbi “realitetin e ri” të Sirisë. Kontakti me HTS duket se ka nisur. Ndërkohë, dje në Bagdad, në Irak, situata u diskutua në një takim mes ministrit të Jashtëm irakian dhe homologëve të tij nga Irani dhe Siria. Sot në Doha do të mbahet një takim vendimtar mes ministrave të Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit për të tentuar rigjallërimin e “Procesit të Astanës,” që nga viti 2016 synon gjetjen e një zgjidhjeje politike paqësore për konfliktin sirian.

Ora 15:56
Mediat siriane: Presidenti Assad është në Damask

1733583811_assad.jpg

Bashar al-Assad

Presidenti sirian Assad mbetet në Damask, raporton agjencia shtetërore e lajmeve siriane. Po ashtu, më herët edhe transmetuesi iranian Press TV bëri të njejtin raportim, duke cituar një burim "të informuar", pasi fraksionet e armatosura të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham po i afrohen Damaskut.

Sipas të njëjtit burim, ish-kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larijani, “takon” Asadin dhe “përcjell” mbështetjen e Iranit për qeverinë dhe popullin sirian kundër grupeve militante.

Ora 15:54
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Xhihadistët janë 10 kilometra larg Damaskut

1733583366_79809a60b3f711efa2cae99d0c9a.jpg

Xhihadistët në Siri

Xhihadistët po pushtojnë pozicionet ushtarake të evakuuara nga forcat qeveritare siriane në jug të vendit, duke iu afruar kryeqytetit Damask. 

Rami Abdurrahman, i cili drejton Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, tha se kryengritësit kishin hyrë në qytetin Artouz, rreth 10 kilometra në jug-perëndim të Damaskut.
 

SI.E./K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?