Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë një reagim të ashpër pasi Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Kod Zgjedhor, për të cilat shkruan se kryeministri Edi Rama ka vulosur turpin e tij. Sipas Mediut me këtë vendim Rama ka treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve.
“Edi Rama dhe sekti i tij në një akt kriminal miratoi në një parlament antikushtetues, qesharak, të shitur dhe antikombëtar Kodin Zgjedhor, duke vulosur kështu turpin e vet, duke treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Rama është një rrezik kombëtar, ka shkatërruar shtetin, kushtetutën, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka sabotuar qëllimisht rrugën tonë kombëtare”, shkruan Mediu.
Lajmi kryesor:
Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, Topalli: Pazare për të ruajtur karrigen e tyre! Mediu: Rama vulosi turpin e tij për të vjedhur zgjedhjet
B.K./ReportTv.al