Në fjalën e tij deputeti Fatmir Mediu u ndal tek problematikat në rajon ku tha se se Moska ka një skenar të përgatitur për të mbëshetur Serbinë për të rifilluar një konflikt të dytë. Mediu tha po ashtu se Rusia po i mëson Serbisë metodologjinë e dominimit Rajonal. Më tej ai tha se ato po përpiqen që të provojnë konflikte ndëretnike brenda Kosovës. Mediu shtoi se ne duhet të hapim sytë dhe të gjykojmë së bashku për interesin tonë kombëtare. Deputeti Mediu kërkoi që Shqipëria të adresojë këtë problematikë në NATO, të miratojë një rezolutë për njohjen e krimeve serbe në Kosovë, si dhe deputetët e të gjithë krahëve politikë të bëhen bashkë për këtë të mirë kombëtare.
'Evropa po flasin me shqetësim çdo ditë për një skenar të përgatitur në Moskë dhe të inskenuar nga Serbia për të nisur një konflikt të dytë. Prezenca ushtarake serbo-ruse, tregojnë që po përgatiten skenarë për një konflikt të mundshëm. Mbështetja me ndihma ushtarake nga ana e Rusisë për Serbinë duhet të jenë alarm i fortë. I vetmi vend që ka reaguar në Ballkan është Kroacia. Po ashtu përfaqësues të parlamentit ballkanik ngrenë shqetësimin për një konflikt në Ballkan. Ky nivel tensioni kthehet në një kërcënim real. Nuk ka dyshim që kjo është kriza me e rrezikshme që nga viti 1995. Ndarjet në Ballkan nuk janë ekonomike dhe nuk zgjidhen duke parë aspektin ekonomik, ata janë sa fetare, historike dhe gjeopolitike. Shqiptarët kanë pasur një avantazh të madh, mbështetjen e SHBA-së. Rusia po i mëson Serbisë metodologjinë e dominimit Rajonal. Po përpiqen që të provojnë konflikte ndëretnike brenda Kosovës. Duket se balancat kanë ndryshuar, ndaj duhet që ne të gjykojmë të gjithë së bashku për interesin tonë kombëtar. Kjo çështje duhet adresuar në NATO. Qeveria të nxjerrë një rezolutë që dënon krimet e Serbisë ndaj Kosovës- tha Mediu.
Më kërkesën e Mediu u dakordësua edhe kryeminisri Edi Rama.
'Hyn edhe çështja që ngriti zoti Mediu që të flisnim në një gjuhe. Nuk po zgjatem në këtë pikë, por nëse zoti Mediu merr një nismë për të organizuar një nismë të përbashkët të PD-së dhe të PS-së, unë garantoj që do të marr pjesë pa kërkuar as se kush do të vijë as se kush s’do të vijë.'- tha Rama.
Deputeti Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh kundër eurobondit. Mediu tha se është absurde që vendi ynë të marrë borxh për të larë borxh.
'Do votoj kundër. Sepse nuk mund të pajtohem me faktin që të marrin borxh për të larë borxh. Qeveria ka rrënuar financat publike në një kohë afatagjatë. Do të votoj kundër këtij eurobondi.'- tha Media.
Lajmi kryesor:
Rama: PD një zog dykrenar, por jo një shqiponjë! Akademitë e Barinjve janë në gjithë botën! Basha flet për aleanca të fshehta kundër Vettingut në politikë: Shoh si shkelet syri ekraneve
M.Q.//ReportTv.al