Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është shprehur se me zgjedhjen e Joe Biden president i SHBA-së, do të ndikojë në gjeopolitikën botërore, edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Në studion e Report Tv, Mediu ka bërë një analizë të plotë të asaj që pritet të ndodh pas këtyre zgjedhjeve në SHBA, por jo vetëm.
"Biden ka një histori të marrëdhënieve me Kosovën dhe Shqipërinë dhe kjo na shërben, ka një raport edhe më personal, pasi djali i tij që humbi jetën në moshën 46 vjecare ka shërbyer në Kosovë dhe për shkak të kësaj, është një vlerë e shtuar për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Problemet më të mëdha kanë pasur votat me postë.
Biden ka kapur thelbin e marrëdhënieve, njohja e pavarësisë së Kosovës, mbi këtë ndërtohen marrëdhënien e tjera. Në administratën e Biden nuk është vetëm aspekti ekonomik dhe mendoj se ky do të jetë thelbi, ka një ekip që merret me Ballkanin", tha Mediu.
Ndalur te mosha e vjetër e presidentit amerikan, ai tha se është vlerësuar eksperienca, teksa bëri një paralelizëm edhe me Shqipëri.
"Ka kryeministra në Shqipëri që janë lënë rrugëve, kemi mungesë eksperience. Ka ca gjëra që bëhen me zemër që janë për moshën e re dhe të tjera me mend për moshën e vjetër, në duhet t'i vlerësojmë më mirë raportet mes brezave. Ne kemi pasur një plejadë të jashtëzakonshëm, që sot zhvlerësohen apo përbuzen dhe sot qeverisin me njerëz që as nuk i kemi dëgjuar, se bëjnë atë që thotë i pari", tha ai.
Më pas, ka bërë edhe një parashikim se çfarë do të ndryshojë me ardhen e Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.
"Biden do ta kthejë Amerikën te fryma e një marrëdhënie normale, jo të një debati. Nëse Trump kishte një gjuhë të ashpër, ai do të vendosë standard. Amerika ka interesa në Ballkan dhe Shqipëri, një marrëdhënie e mire e BE me SHBA është në favorin tonë, siguria kibernetike, e 5G ka disa çështje që ka të bëjë me politikën, nuk besoj që do të ndryshoj qëndrim me Rusinë apo Kinën, do të bashkohet me aleatët kundër tyre", përfundoi Mediu.
Lajmi kryesor:
Politika shqiptare uron Joe Biden! Rama: Fitore spektakolare! Meta: Përpara për të forcuar partneritetin tonë strategjik
B.K.//ReportTv.al