Politika shqiptare uron Joe Biden! Rama: Fitore spektakolare! Meta: Përpara për të forcuar partneritetin tonë strategjik

8 Nëntor 2020, 10:11| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 07:58

  • Share

Fitores së Joe Biden nuk i munguan as urimet e politikës shqiptare, nga kryeministri Rama, presidenti Ilir Meta, kryedemokrati Basha por dhe figura të tjera të politikës shqiptare që u shprehën jo pak të entuziazmuar për fitoren e presidentit të 46 të Shtëpisë së Bardhë.

Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e zgjedhur të cilin e përgëzon  për fitoren spektakolare, ndërsa thekson se është i lumtur të vijojë bashkëpunimin. 

Të njëjtën gjë ka bërë edhe presidenti Ilir Meta i cili  teksa ka uruar presidentin e ri Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, thekson  që të punohet midis  Shqipërisë dhe SHBA-së për të forcuar lidhjet.

Ora 13:40
Pandeli Majko i uron mirëseardhjen Joe Biden

"Mirëserdhe".

Kështu shkruan ministri i Shtetiti për Diasporën Pandeli Majko, për fitoren e Joe Biden si president i SHBA.

 

Ora 13:09
Cakaj uron Joe Biden: Të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka uruar fitoren e Joe Biden dhe Kamala Harris, në krye të ShBA-ve. Cakaj nëpërmjet këtij reagimi shprehu përkushtimin edhe për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve, si dhe për të shtuar angazhimet e përbashkëta ndërkombëtare. 

Postimi i plotë i Ministrit në detyrë Cakaj:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i vlefshëm, partneri më strategjik e vlera më frymëzuese për Shqipërinë dhe shqiptarët! 

Duke shprehur urimet më të larta për fitoren e Joe Biden e Kamala Harris, ne shprehim përkushtimin tonë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh, shtuar angazhimet e përbashkëta ndërkombëtare dhe forcuar edhe më shumë marrëdhënien transatlantike! 

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”

Ora 11:49
Ilir Meta uron Joe Biden: Të punojmë për të forcuar marrëdhëniet e dy vendeve

Presidenti Ilir Meta ka uruar presidentin e ri Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Meta shkruan që të punohet midis  Shqipërisë dhe SHBA-së për të forcuar lidhjet.

“Urime Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet SHBA 2020. Shikoni përpara për të punuar me Presidentin e zgjedhur Biden për të forcuar lidhjet e Shqipërisë me të Shteteve të Bashkuara dhe partneritetin tonë strategjik”, shkruan Meta.

Ora 11:33
Biden në krye të SHBA, reagon Rama: E uroj për fitoren spektakolare! I lumtur të vijoj bashkëpunimin

Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden të cilin e përgëzon  për fitoren spektakolare, ndërsa thekson se është  i lumtur të vijojë bashkëpunimin.

"Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara", shkruan Rama.

Ora 10:30
PDIU për zgjedhjen e Biden si presidentit i SHBA: Një oportunitet i shkëlqyer për Shqipërinë

1604827988_shpetimidrizi11.jpg

PDIU ka reaguar pas zgjedhjes së Joe Biden president i ri i SHBA, duke e mbështetur atë në detyrën e re.

Sipas PDIU zgjedhja e Joe Biden, i cili është edhe një njohës i mirë i rajonit tonë dhe mbështetës i çështjes shqiptare është një oportunitet i shkëlqyer, që të çojmë përpara bashkëpunimin dhe axhendën e zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

"Zgjedhjet në SHBA, që vijnë në një kohë të pazakontë të pandemisë e frikës që ka pushtuar planetin, konfirmuan vullnetin e popullit amerikan për një të ardhme të përbashkët, në emër të vlerave të lirisë, demokracisë, bashkejetesës  dhe solidaritetit dhe shënuan sfidën ndaj një të ardhme të pasigurtë për botën.

Presidenti i SHBA do të jetë gjithmonë një figurë e nderuar dhe e respektuar nga shqiptarët, cilido qoftë, sepse do të jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, për egzistencën e shtetit shqiptar dhe pavarësinë e Kosovës.

Zgjedhja e Joe Biden, i cili është edhe një njohës i mirë i rajonit tonë dhe mbështetës i çështjes shqiptare është një oportunitet i shkëlqyer, që të çojmë përpara bashkëpunimin dhe axhendën e zhvillimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Shqiptarët do e shohin gjithmonë SHBA-në, një shembull të funksionimit të sistemit dhe demokracisë dhe në të njëjtin model do ndërtojnë një të ardhme në emër të këtyre vlerave, duke rrëzuar çdo tendencë autokracie që tenton të rrëzojë themelet e demokracisë në vend", reagimi i PDIU.

Ora 10:14
Damir Fazlliç tallet me ish-ortakun Basha: Ky është Forrest Gumpi i Ballkanit dhe Borati i botës

Damir Fazlliç, ortaku i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës kur ishin në qeverisje, është tallur me këtë të fundit, pasi ka reaguar i përi për të uruar Joe Biden, edhe pse ky i fundit nuk është shpallur ende zyrtarisht presidenti i Amerikës.

Fazlliç kujton se Basha ka harxhuar shuma të mëdha për të bërë foto me Trump, duke përdorur rusët, ndërsa tani kaloi direkt në krahun tjetër.

“Forrest Gump në Ballkan, Borati i botës. Kaloi pjesën më të madhe të kohës duke gënjyer në lidhje me Trump, falsifikoi foto duke përdorur para ruse të dyshimta, tani kalon i pari në anën tjetër. Kur ai hesht mendohet se është budalla, por kur e hap gojëni i heq të gjitha dyshimet. #Basha.” – shkruan Fazllic në Twitter.

Ora 22:08
Xhaçka: E sigurt që nën lidershipin e Joe Biden marrëdhënia Shqipëri-SHBA do të forcohet

E bindur që me Joe Biden president të SHBA-së, marrëdhëniet me Shqipërinë do të forcohen. Kështu shprehet ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka.

"Urime Joe Biden dhe Kamala Harris! Mes vendeve e popujve tanë ka një miqësi e partneritet që nuk njeh kah, por gëzon mbështetjen e të gjithë spektrit politik. Jam e sigurt që nën lidershipin e Joe Biden, kjo marrëdhënie veç do të forcohet e konsolidohet më tej", shkruan Xhaçka.

Ora 20:01
Biden president i SHBA-së/ Basha: Urimet e mia të përzemërta! Do vazhdojmë të punojmë për të forcuar marrëdhëniet

1591096256_basha.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas fitores së Joe Biden të zgjedhjeve në SHBA.

Urimet e mia më të përzemërta për JoeBiden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën. Unë dhe @pdshqiperi shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta.

Ora 19:58
Mediu në Report Tv: Biden në favorin tonë dhe të Kosovës! Do ta kthejë Amerikën te fryma normale, jo të një debati siç bëri Trump!

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është shprehur se me zgjedhjen e Joe Biden president i SHBA-së, do të ndikojë në gjeopolitikën botërore, edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Në studion e Report Tv, Mediu ka bërë një analizë të plotë të asaj që pritet të ndodh pas këtyre zgjedhjeve në SHBA, por jo vetëm.

"Biden ka një histori të marrëdhënieve me Kosovën dhe Shqipërinë dhe kjo na shërben, ka një raport edhe më personal, pasi djali i tij që humbi jetën në moshën 46 vjecare ka shërbyer në Kosovë dhe për shkak të kësaj, është një vlerë e shtuar për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Problemet më të mëdha kanë pasur votat me postë.

Biden ka kapur thelbin e marrëdhënieve, njohja e pavarësisë së Kosovës, mbi këtë ndërtohen marrëdhënien e tjera. Në administratën e Biden nuk është vetëm aspekti ekonomik dhe mendoj se ky do të jetë thelbi, ka një ekip që merret me Ballkanin", tha Mediu.

Ndalur te mosha e vjetër e presidentit amerikan, ai tha se është vlerësuar eksperienca, teksa bëri një paralelizëm edhe me Shqipëri.

"Ka kryeministra në Shqipëri që janë lënë rrugëve, kemi mungesë eksperience. Ka ca gjëra që bëhen me zemër që janë për moshën e re dhe të tjera me mend për moshën e vjetër, në duhet t'i vlerësojmë më mirë raportet mes brezave. Ne kemi pasur një plejadë të jashtëzakonshëm, që sot zhvlerësohen apo përbuzen dhe sot qeverisin me njerëz që as nuk i kemi dëgjuar, se bëjnë atë që thotë i pari", tha ai.

Më pas, ka bërë edhe një parashikim se çfarë do të ndryshojë me ardhen e Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

"Biden do ta kthejë Amerikën te fryma e një marrëdhënie normale, jo të një debati. Nëse Trump kishte një gjuhë të ashpër, ai do të vendosë standard. Amerika ka interesa në Ballkan dhe Shqipëri, një marrëdhënie e mire e BE me SHBA është në favorin tonë, siguria kibernetike, e 5G ka disa çështje që ka të bëjë me politikën, nuk besoj që do të ndryshoj qëndrim me Rusinë apo Kinën, do të bashkohet me aleatët kundër tyre", përfundoi Mediu.

Ora 18:30
Biden fiton zgjedhjet në SHBA/ Fuga publikon foton: Presidenti i zgjedhur

 I pari që ka reaguar nga Shqipëria mbi fitoren e Joe Biden është drejtori i Komunikimit në zyrën e shtypit në Kryeministri, Endri Fuga.

Ai ka publikuar një foto nga momenti i takimit ne Joe Biden ku e ka shoqëruar me një diçiturë të shkurtër.

"Presidenti i Zgjedhur", shkruan Fuga.

Postimi i plotë i Endri Fugës 
G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 08/11/2020 17:38

    Nga trampist u krhyen ne trompista nje pjese e politiqeneve shqiptar .Nuk behet politik me lepirje por me aftesi dhe pasterti .Baiden eshte politikan klasi por dhe njeri pozitiv

    Përgjigju
  • Emigrant: 08/11/2020 15:04

    Pandeli je krrici I Rames shumica e shqipetareve votuan Tramp ti nuk perfaqson si minister migracionin mbete lojtur rezerve gjate gjithe kohes si minister Per emigracionin Me 25 phill do zhdukesh ti dhe shefi yt qe ju terheq nga hundet

    Përgjigju
  • Kot së koti: 08/11/2020 14:43

    O META nuk e ka rrugën për në Reç ai mos iu lepij kot, mos fol në numrin shumës se ka tjetër trajektore ai!! Ti bëj gati sapunat firmato se do të duhen.....

    Përgjigju
  • Turi: 08/11/2020 11:37

    Filluan keta lepiresit mbas bidenit tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?