Mega operacioni me Italinë me 37 të arrestuar, gazetari i Report Tv: Koka e grupit një vlonjat

30 Qershor 2020, 12:41| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 13:09

  • Share

Kreu i organizatës mafioze të grupit kriminal të drogës që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë është një vlonjat. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, pohon se sipas informacioneve nga anti-mafia italiane, kreu i grupit, shqiptari nga Vlora është i njohur në botën e krimit dhe mjaft i pushtetshëm ekonomikisht. Ai është kapur në Shqipëri.

"Kreu i organizatës është shqiptar, është ndër emrat që bota e krimit e njeh dhe ndër më të pasurit në Shqipëri. Ka pasur një grup, strukturë nën vete dhe mafiozë të rëndësishëm italianë në Pulia dhe në Romë. Sipas burimeve nga anti-mafia e Romës është nga Vlora.

Konsiderohet një ndër persona më të pushtetshëm ekonomikisht. Nga 37 persona, shumë janë shqiptarë, jo ushtarë, por që kanë drejtuar edhe mafiozët italianë. Edhe Italia ka dështuar disa herë ta kapë këtë 'peshkun' e madh në Itali, ndërsa është arrestuar në Shqipëri" tha Arsen Rusta. Po ashtu, gazetari Rusta tha se përgjimet kanë zbuluar zyrtarë të lartë shqiptarë të implikuar. Mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie në Itali, që ishte i përfshirë në organizatën kriminale.


Lajmi kryesor:

40 mln € drogë, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri! Bllokohet skafi, koka nga Vlora! Report Tv siguron listën e plotë me emrat e shqiptarëve të përfshirë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?