VIDEO/ Megaoperacion në Ekuador e Spanjë kundër mafies shqiptare, sekuestrohen 2 ton kokainë e tufa me dollarë cash! Media: Një shqiptar ‘koka’ (EMRI)

6 Shkurt, 17:09| Përditesimi: 7 Shkurt, 18:06

  • Share

Një megaoperacion anti-drogë është zhvilluar në Ekuador dhe Spanjë, ku janë arrestuar 30 persona për trafik droge dhe pastrim parash prej të paktën 30 milion dollarësh.

Siç raportojnë mediat, të arrestuarit rezultojnë të lidhur me një organizatë kriminale të trafikut të drogës, e cila drejtohej nga një shqiptar Dritan Gjika.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë në kuadër të operacioneve ‘Pampa’ dhe ‘Gran Fenix 13’.

Në mesin e të arrestuarve 18 persona u prangosën në Ekuador dhe 11 në Spanjë, me kombësi ekuadoriane, spanjolle, argjentinase, kolumbiane dhe kineze, për lidhjen e tyre të dyshuar me operacionet për të transportuar kokainën e prodhuar në Kolumbi në Evropë përmes portit të Ekuadorit.

Ora të sekuestruara

Policia ka bërë me dije se deri më tani në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar: 2 ton 377 kg kokainë; shumë tufa me dollarë të cilat të konvertuara janë 450.000 eurove cash; 10 armë zjarri; Sekuestrohen 25 automjete; 22 pasuri të sekuestruara; 27 terminale celulare.

Sipas hetimeve, Dritan Gjika ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila ishte ngarkuar me porositë pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi deri në koordinimin e shitjes në Evropë.

Dritan Gjika, rezulton i lidhur me biznesmenin ekuadorian Rubén Cherres, i ekzekutuar vitin e kaluar

Cherres ishte gjithashtu i përfshirë në korrupsion në kompanitë publike, drejtuesi i dukshëm i të cilave ishte miku i tij Danilo Carrera, kunati i presidentit të atëhershëm Guillermo Lasso.

Dollarë të sekuestruar

Në shkurt 2023 media ekuadoriane zbuloi dhe skemën  si funksionin banda shqiptare në krye të tyre Dritan Gjika, në bashkëpunim me Ruben Cherres dhe sesi kishin ushtruar ndikim për të marrë poste të larta në ministri.  

Sipas hetimeve, organizata dërgonte kokainë nëpër kontejnerë me mallra të ligjshme (banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri.

Ora 20:18
Banda kriminale drejtohej nga një shqiptar, policia e Ekuadorit reagon për megaoperacionin: Goditje e fortë ndaj trafikut të drogës

Policia e Ekuadorit ka dhënë detaje në lidhje me operacionit e policisë së Ekuadorit dhe të Spanjës, të cilët goditën një grup të trafikut të drogës, që drejtohej nga Dritan Gjika.

Përmes një postimi në rrjetin social, policia thotë se ka kryer 33 kontrolle në Ekuador dhe 10 në Spanjë, në të cilët u arrestuan disa të dyshuar.

Po ashtu u gjet një shumë e konsiderueshme parash dhe është sekuestruar mbi 2 ton kokainë.

‘Goditje e fortë ndaj trafikut të drogës! Për momentin policia e Ekuadorit bashkë me policinë e Spanjës, po kryejnë kontrolle në disa prona nga ku një organizatë ndërkombëtare narko-kriminale e dedikuar për pastrimin e parave do të vepronte,” postoi Policia e Ekuadorit në Twitter.

 

Ora 19:13
(VIDEO) Megaoperacion në Ekuador dhe Spanjë/ Tufat me dollarë 'mbulojnë' parketin e apartamentit

1707243338_rqeeaegvbava.PNG

Paratë e sekuestruara

Policia ekuadoriane ka publikuar pamje nga aksioni madhor të zhvilluar në Spanjë e Ekuador, gjatë të cilit arrestoi 29 persona dhe sekuestroi 2 ton 377 kg kokainë; sasi dollarësh ekuivalente me 450.000 euro; 10 armë zjarri; Sekuestrohen 25 automjete; 22 pasuri të sekuestruara; 27 terminale celulare.

Nga një video e publikuar nga autoritetet ekuadoriane në rrjetin social “X”, duket sasia marramendëse e dollarëve ekuivalente me vlerë 450 mijë euro, e cila është e ndarë në dhjetëra tufa dhe efektivët përpiqen ta shpërndajnë dhe sistemojnë në parketin e apartamentit.

Për shkak të sasisë së jashtëzakonshme, duket se për shpalosjen e tufave me para janë të angazhuar dy efektivë.

Ora 18:53
U sekuestruan 2 ton kokainë e 450 mijë euro cash! Kush është Dritan Gjika, akuzohet se drejton rrjetin e kokainës në Ekuador

Foto: Dritan Gjika dhe tufat me dollarë të sekuestuara 

Një megaoperacion anti-drogë është zhvilluar në Ekuador dhe Spanjë, ku janë arrestuar 29 persona për trafik droge dhe pastrim parash prej të paktën 30 milion dollarësh.

Siç raportojnë mediat, të arrestuarit rezultojnë të lidhur me një organizatë kriminale të trafikut të drogës, e cila drejtohej nga një shqiptar Dritan Gjika.

Dritan Gjika, rezulton i lidhur me biznesmenin ekuadorian Rubén Cherres, i ekzekutuar në prill të vitit 2023, dhe i konsideruar një prej bosëve të kokainës atje.

Në shkurt 2023 media ekuadoriane zbuloi dhe skemën  si funksionin banda shqiptare në krye të tyre Dritan Gjika, në bashkëpunim me Ruben Cherres dhe sesi kishin ushtruar ndikim për të marrë poste të larta në ministri.  

Nga mediat ekuadoriane shkruhej se Cherres dhe Gjika kishin themeluan 13 kompani, shumica prej tyre ndërtimi dhe pasurish të paluajtshme, tetë prej të cilave u krijuan në një ditë të vetme. Ndërkohë Cherres rezultonte të ishte mik i Danilo Carrera, kunati i presidentit Lasso.

Në vitin 2014 Gjika filloi aktivitetin e tij të biznesit. Një nga aktivitetet e tij të para në Ekuador ishte blerja e aksioneve në Cresmark, një eksportues i të gjitha llojeve të produkteve bujqësore si bananet. Në atë firmë, aksioner ishte edhe shqiptari Spahiu Erjon, i cili ia shiti Gjikës aksionet e tij në kompani më 28 janar 2022.

Por një nga kompanitë që kishte më shumë lëvizje është Agricomtrade.

Në vitin 2018, Gjika rezultoi të kishte blerë aksione në atë kompani, aktiviteti i së cilës është tregtia me shumicë e bananeve. Impex Fruit Five Hundred Six Sociedad Anónima, një kompani e krijuar në Kosta Rika, përfaqësuesit e së cilës janë goditur nga skandalet e Odebrecht, i shiti aksionet e saj në Agricomtrade shqiptarit.

Por një nga kompanitë që ka më shumë lëvizje është Agricomtrade. Në vitin 2018, Gjika ka blerë aksione në atë kompani, aktiviteti i së cilës është tregtia me shumicë e bananeve. Impex Fruit Five Hundred Six Sociedad Anónima, një kompani e krijuar në Kosta Rika, përfaqësuesit e së cilës janë goditur nga skandalet e Odebrecht, i shiti aksionet e saj në Agricomtrade shqiptarit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?