Paratë e sekuestruara
Policia ekuadoriane ka publikuar pamje nga aksioni madhor të zhvilluar në Spanjë e Ekuador, gjatë të cilit arrestoi 29 persona dhe sekuestroi 2 ton 377 kg kokainë; sasi dollarësh ekuivalente me 450.000 euro; 10 armë zjarri; Sekuestrohen 25 automjete; 22 pasuri të sekuestruara; 27 terminale celulare.
Nga një video e publikuar nga autoritetet ekuadoriane në rrjetin social “X”, duket sasia marramendëse e dollarëve ekuivalente me vlerë 450 mijë euro, e cila është e ndarë në dhjetëra tufa dhe efektivët përpiqen ta shpërndajnë dhe sistemojnë në parketin e apartamentit.
Për shkak të sasisë së jashtëzakonshme, duket se për shpalosjen e tufave me para janë të angazhuar dy efektivë.
DESARTICULAMOS RED TRANSNACIONAL DE NARCOTRÁFICO Y LAVADO DE ACTIVOS
— Policía Ecuador (@PoliciaEcuador) February 6, 2024
Que operaba en #Ecuador y #Europa, a través de la ejecución del operativo #GranFénix13, y tras varios meses de investigación y 57 allanamientos ejecutados en #Guayas, #ElOro, #StaElena, #Cotopaxi, #Pichincha,… pic.twitter.com/Yw0k4FTbxq
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Megaoperacion në Ekuador e Spanjë kundër mafies shqiptare, sekuestrohen 2 ton kokainë e tufa me dollarë cash! Media: Një shqiptar ‘koka’ (EMRI)
K.M/ReportTv.al